SHBA vendos sanksione të reja ndaj Kubës, Venezuelës dhe Nikaraguas

E mërkurë, 17 Prill 2019 22:23

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të heqin një ndalesë për paditë amerikane ndaj kompanive të huaja që bëjnë biznes në Kubë.

“Çdo person apo kompani që bën biznes në Kubë duhet ta marrë parasysh këtë njoftim”, tha Pompeo në një konferencë për media më 17 prill.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi më 2 maj.

Amerikanët për dy dekada e kishin të ndaluar të padisin kompanitë që veprojnë në pronat amerikane të cilat u konfiskuan nga Kuba pas revolucionit të vitit 1959.

Kuba e quajti vendimin si një “sulm ndaj të drejtës ndërkombëtare”.

Ky vendim i autoriteteve amerikane mund të nxisë një reagim të aleatëve si Evropa dhe Kanadaja pasi kampanitë e tyre kanë interesa të rëndësishme në ishull.

Një zyrtar i lartë i SHBA-së ka thënë në kushte anonimiteti se këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton pritet të njoftojë sanksione të reja mbi Kubën, Venezuelën dhe Nikaraguan, vende që ai ka quajtur një “treshe tiranie”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Globi

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në mesditë në qendër të qytetit të Lionit në Francë. Sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur në një rrugë për këmbësorët pranë sheshit “Bellecour”...

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

Aktualitet

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

ELBASAN Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në Elbasan. Një furgon ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kthesës së Murrashit. Deri...

Alarm për bombë në Prishtinë

Bota Shqiptare

Alarm për bombë në Prishtinë

Policia e Kosovës është vënë në alarm mëngjesin e së premtes, pas një alarmi për një mjet shpërthyes të vendosur në Prishtinë. Përmes një komunikate për shtyp, Policia e Kosovës njofton...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!