Ndërhyrjet ruse, Trump reagon për raportin Mueller

E Enjte, 18 Prill 2019 21:43

Megjithëse raporti prej 448-faqesh i prokurorit të posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në fushatën zgjedhore të 2016-ës nuk e përjashton plotësisht Presidentin Donald Trump nga faji, ai sigurisht që po e konsideron atë si të tillë.

“Po kaloj një ditë të mirë,” tha presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë pasi u publikua raporti. “Nuk pati asnjë bashkëpunim, asnjë pengesë”.

Hetimi 22-mujor i prokurorit Mueller, ndërsa nuk arriti në përfundimin se zoti Trump kreu ndonjë krim, gjithashtu nuk e deklaron në mënyrë specifike se ai është i shfajësuar.

Ndërsa po merrte pjesë në një takim me veteranët e plagosur ushtarakë, pasi në ekranet televizive jepeshin detaje të gjetjeve të një versioni të redaktuar të raportit, presidenti Trump tha, “Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë përsëri ndaj një presidenti tjetër, ky mashtrim”.

Avokatët e presidentit, Rudy Giuliani, Jay Sekulow, Jane Raskin dhe Martin Raskin, thanë në një deklaratë se “Rezultatet e hetimit janë një fitore e plotë për Presidentin … Është e qartë se nuk ka patur asnjë shkelje penale”.

Avokatët e tij gjithashtu e cilësojnë raportin e prokurorit të posaçëm, se demonstron se presidenti Trump ka vepruar si duhet kur ka shkarkuar James Comey –n si drejtor të Byrosë Federale të Hetimeve.

Raporti thotë se prokurori i posaçëm gjeti “prova thelbësore” se shkarkimi i zotit Comey u bë për shkak të “mungesës së vullnetit të drejtorit të FBI-së për të deklaruar publikisht se presidenti nuk ishte personalisht nën hetim” dhe hetimi përcakton se Kongresi mund të vendosë nëse kjo përbënte pengesë të drejtësisë nga zoti Trump.

Presidenti nuk u intervistua nga hetuesit. Në vend të kësaj, ai u dha përgjigje me shkrim pyetjeve të cilat zyra e prokurorit të posaçëm e konsideronte “të pamjaftueshme”. Por raporti thotë se prokurori i posaçëm nuk vazhdoi përpjekjet për një intervistë me zotin Trump që do të ishte e kufizuar në disa tema, sepse kjo do të shkaktonte një “vonesë substanciale”./ VOA

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Plagosi 13 vetë, ky është personi i dyshuar i sulmit në Lion (foto)

Globi

Plagosi 13 vetë, ky është personi i dyshuar i sulmit në Lion (foto)

Këtë pasdite, Lioni i Francës u trondit, pasi një bombë shpërtheu dhe ka plagosur 13 persona. Mediat franceze dhe ata botërore kanë publikuar fotot, që tregojnë njeriun që dyshohet se...

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Globi

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në mesditë në qendër të qytetit të Lionit në Francë. Sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur në një rrugë për këmbësorët pranë sheshit “Bellecour”...

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

Aktualitet

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

ELBASAN Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në Elbasan. Një furgon ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kthesës së Murrashit. Deri...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!