Përgjaken Pashkët në Sri Lanka, mbi 100 viktima nga shpërthimet në kisha dhe hotele

Diel, 21 Prill 2019 09:12

Gjashtë shpërthime të njëpasnjëshme ndodhën të dielën e Pashkëve në të paktën tre kisha dhe në tre hotele në Sri Lanka. Njëri prej sulmeve ndodhi në kryeqytetin Colombo dhe të tjerët në hotele të frekuentuara nga turistët, duke shkaktuar të paktën 100 viktima.

BBC raporton se përveç viktimave ka dhjetëra të plagosur, siç raportojnë burimet e spitaleve lokale.

Forcat e sigurisë dyshojnë se dy nga shpërthimet në kisha janë akt i grupeve terroriste. Një nga kishat e prekura, Sant’Antonio, dhe të tre hotelet janë në Kolombo dhe frekuentohen nga turistë të huaj. Dy kishat e tjera gjenden në Negombo, një qytet me shumicë katolike në veri të kryeqytetit dhe tjetri në qytetin lindor të Batticaloa.

 

Imazhet në mediat sociale treguan pamjet brenda një prej kishave – St Sebastian në Negombo, me një tavan të copëtuar dhe gjak në pllakat. Mediat e Sri Lankës raportojnë se turistët e huaj mund të jenë ndër viktima.

Presidenti Maithripala Sirisena ka lëshuar një deklaratë duke bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë të qetë dhe të mbështesin autoritetet në hetimet e tyre.

Në Twitter, Ministri i Financave Mangala Samaraëeera tha se sulmet u dukën si një “përpjekje e koordinuar mirë për të krijuar vrasje, sakatim dhe anarki” dhe kishte vrarë “shumë njerëz të pafajshëm”. Një tjetër ministër, Harsha de Silva, përshkroi “skena të tmerrshme” në shenjtërinë e Shën Anthonit në Kochçikade, duke thënë se ai kishte parë “shumë pjesë të trupit të shpërndarë kudo”. Askush nuk ka thënë ende se ishin përgjegjës për sulmet. Bëhet me dije se egziston mundësia që të bëhet fjalë për luftëtarët e kthyer nga grupi i Shtetit Islamik mund të paraqesin një kërcënim në vend.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Modifikuar më Diel, 21 Prill 2019 09:16

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nuk i fliste për klipin me drogë dhe alkool, Bebe Rexha pajtohet me babain

Bota Shqiptare

Nuk i fliste për klipin me drogë dhe alkool, Bebe Rexha pajtohet me babain

3 muaj më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha publikoi këngën e titulluar ‘Last Hurrah’. Por klipin e këngës më drogë, cigare dhe alkool, ku Bebe shfaqej në skena...

Zgjidh një çelës dhe testo personalitetin tënd

Aktualitet

Zgjidh një çelës dhe testo personalitetin tënd

Zgjedhja mund t'ju surprizojë pasi do zbuloni diçka interesante për personalitetin tuaj. 1 - Ju keni zgjedhur çelësin më të thjeshtë. Pavarësisht formës së zakonshme, ka një dizajn shumë unik. Kjo...

Nuk e ka prezantuar kurrë të atin: Xhensila Myrtezaj publikon foton e parë me të!

Show-biz

Nuk e ka prezantuar kurrë të atin: Xhensila Myrtezaj publikon foton e parë me të!

Xhensila Myrtezaj është ndjerë nostalgjike sot dhe ka publikuar një foto familjare! Këngëtarja shqiptare nuk e ka prezantuar kurrë të atin në publik, por sot ka thyer rregullin e saj dhe...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!