Zelenskiy shpallet edhe zyrtarisht fitues i zgjedhjeve në Ukrainë

E mërkurë, 01 May 2019 09:46

Komisioni Qendror Zgjedhor në Ukrainë ka shpallur, Volodymyr Zelenskiyn fitues të zgjedhjeve presidenciale, duke publikuar rezultatet përfundimtare të procesit zgjedhor të 21 prillit.

Kryesuesja e këtij Komisioni, Tetyana Slipachuk ka njoftuar më 30 prill se Zelenskiy ka fituar 13,541,528 vota, apo më shumë se 73 për qind, në krahasim me presidentin, Petro Poroshenko që ka fituar, 4,522,450 vota, apo më pak se 25 për qind.

Këto shifra kanë qenë në përputhje me rezultatet jozyrtare, të cilat janë publikuar pak pasi ka përfunduar gara në mes të Zelenskiyt, 41-vjeçar, komedian pa përvojë politike, si dhe Poroshenkos, 53 vjeçar, mandatit pesëvjeçar të të cilit i është afruar fundi.

Dalja në zgjedhje ka qenë 61.37 për qind, ka thënë Slipachuk, duke shtuar se Komisioni nuk ka pranuar ndonjë ankesë që do të vinte në dyshim rezultatin përfundimtar. Ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri pritet të bëhet në muajin qershor.

Modifikuar më E mërkurë, 01 May 2019 10:05

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Globi

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Një grua e zemëruar i la pasagjerët tjerë në aeroplan të shokuar, pasi ia theu për koke laptopin të dashurit të saj, të cilin e akuzoi se po shikonte gra...

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Kuriozitete

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Në mesin e kartëmonedhave euro që aktualisht janë në qarkullim, ekzistojnë disa mostra që për shkak se gjenden rrallë janë shndërruar në subjekt të koleksionistëve të parave. Meqenëse pas zbulimit ato...

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

Aktualitet

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

I nxehti nga Afrika do të avancojë me tej drejt vendit tonë. Temperaturat do të jenë më të larta në zonën qendrore dhe zonat bregdetare. Parashikohet të regjistrohen vlera të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!