Vazhdon kriza në Venezuelë

Premte, 03 May 2019 19:59

Në Venezuelë, Nicolas Maduro vazhdon të mbetet në pushtet, pas dështimit të udhëheqësit të opozitës Juan Guaido për të nxitur dezertime masive në ushtri.

Të premten nuk ka patur njoftime për dhunë në kryeqytetin Karakas, pas disa ditë trazirash dhe një thirrjeje që bëri dje zoti Guaido për fillimin e një aksioni industrial që çoi në një grevë të përgjithshme, raporton Voa.

Maduro është ngujuar në pushtet, duke u bërë thirrje forcave të armatosura të vendit për të kundërshtuar “çdo grusht shteti” pasi Guaido dështoi të bëjë për vete udhëheqësit ushtarakë.

Guaido, udhëheqësi i Asamblesë Kombëtare, e shpalli veten president të përkohshëm në janar të këtij viti. Ai është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe rreth 50 vende të tjera si udhëheqësi legjitim.

Modifikuar më Saturday, 04 May 2019 11:34

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Globi

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Një grua e zemëruar i la pasagjerët tjerë në aeroplan të shokuar, pasi ia theu për koke laptopin të dashurit të saj, të cilin e akuzoi se po shikonte gra...

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Kuriozitete

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Në mesin e kartëmonedhave euro që aktualisht janë në qarkullim, ekzistojnë disa mostra që për shkak se gjenden rrallë janë shndërruar në subjekt të koleksionistëve të parave. Meqenëse pas zbulimit ato...

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

Aktualitet

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

I nxehti nga Afrika do të avancojë me tej drejt vendit tonë. Temperaturat do të jenë më të larta në zonën qendrore dhe zonat bregdetare. Parashikohet të regjistrohen vlera të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!