Mrekullia/ Boeing 737 zbret në një lumë në Florida

Saturday, 04 May 2019 10:55

143 vetë në bordin e avionit amerikan të pasagjerëve shpëtuan për pak nga një fatkeqësi. Gjatë zbritjes në aeroportin ushtarak Jacksonville, Boeing doli nga pista dhe rrëshqiti në lumin St. Johns.   

Në kohën e zbritjes së avionit Boeing 737 të premten në mbrëmje kishte reshje të mëdha në Jacksonville. Avioni i shoqërisë Miami Air International rrëshqiti nga pista dhe mori drejtimin e lumit St. Johns, bënë të ditur autoritetet. Pë fat, avioni me 136 pasagjerë dhe 7 pjesëtarë të ekuipazhit qëndroi mbi sipërfaqen e ujit. Të gjithë mbijetuan, deklaroi policia lokale dhe kryetari i bashkisë së Jacksonville, Lenny Curry. Afër 200 vetë u dërguan në spital me lëndime të lehta.

USA Boeing 737 im St. Johns River in Jacksonville (Reuters/JACKSONVILLE SHERIFF’S OFFICE)

Curry deklaroi, se presidenti Trump ka ofruar ndihmën e tij. Sipas të dhënave të aeroportit, avioni erdhi nga baza amerikane Guantanamo në Kubë. Televizioni ABC News njoftoi se avioni ishte marrë me qira nga Ministria e Mbrojtjes. Nga aeroporti i bazës amerikane në Kubë fluturojnë shumë pak avionë. Shpesh në bord janë ushtarë dhe familjarë të tyre. Arsyeja e këtij aksidenti nuk dihet. Jacksonville ndodhet në brigjet lindore të SHBA në shtetin federal të Floridës. Pamjet të kujtojnë një aksident tjetër në vitin 2009. Atëherë tre minuta pas nisjes, nga aeroporti La Guardia, një airbus A320 i shoqërisë US Airways u desh të bënte një ulje të detyruar në lumin Hudson. 155 vetë në bord mbijetuan. Aftësia e pilotit për të bërë një ulje kaq të vështirë u quajt si “mrekullia e Hudsonit”. DW

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Fati i Teatrit Kombëtar/ Budina: Është e dhimbshme! Po zhdukim çdo gjë të vjetër në qytet

Aktualitet

Fati i Teatrit Kombëtar/ Budina: Është e dhimbshme! Po zhdukim çdo gjë të vjetër në qytet

I ftuar në Syri TV, regjisori Edmond Budina ka komentuar lëvizjet e ditëve të fundit në mbrojte të Teatrit Kombëtar. Sipas tij, shqiptarët duhet të ndryshojnë mendësi, ndërsa akuzoi se çdo...

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros për arsye sigurie

Globi

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros për arsye sigurie

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme. Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!