SHBA: Niveli i papunësisë më i ulëti në 50 vjet, 263,000 vende të reja në prill

Saturday, 04 May 2019 13:49

Ritmet e ekonomisë në SHBA duket se sjellin lajme të mira duke pësuar rritje, shkruan New York Times. Norma e papunësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rënë pranë 3.6% gjatë Prillit, që është edhe niveli më i ulët në gjysmë shekulli.

Të dhënat flasin për një rritje të ndjeshme të punësimit të muajit që sapo lamë pas. Sipas Departamentit të Punës bëhet fjalë për 263 mijë vende të reja pune gjatë muajit, bindshëm përtej pritshmërive të tregjeve dhe analistëve.

Norma e papunësisë ka zbritur pranë nivelit më të ulët që prej Dhjetorit të vitit 1969. Por, pavarësisht këtyre të dhënave, rritja e pagave nuk është në hapin e duhur, dhe nën pritshmëritë e tregjeve dhe analistëve.

Rënia e ndjeshme e normës së papunësisë vjen edhe falë ritmit më të lartë në 1 vit e gjysmë të largimit të njerëzve nga tregu i punës.

Të dhënat i japin mbështetje kështu Rezervës Federale dhe vendimit më të fundit për të mbajtur të pandryshuara normat e interesit.

Rezerva Federale gjithashtu sinjalizoi se nuk ka ndërmend të ndryshojë së shpejti. Sipas Jerome Powell, ekonomia amerikane është diçka më mirë se sa pritej.

Ekonomia amerikane do të shënojë 10 vite zgjerim në korrik, që është edhe seria më e gjatë e regjistruar ndonjëherë.

Tregu i punës ka nevojë të krijojë mbi 100 mijë vende pune në muaj që të ruajë ritmin e rritjes ekonomike.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Globi

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Një grua e zemëruar i la pasagjerët tjerë në aeroplan të shokuar, pasi ia theu për koke laptopin të dashurit të saj, të cilin e akuzoi se po shikonte gra...

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Kuriozitete

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Në mesin e kartëmonedhave euro që aktualisht janë në qarkullim, ekzistojnë disa mostra që për shkak se gjenden rrallë janë shndërruar në subjekt të koleksionistëve të parave. Meqenëse pas zbulimit ato...

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

Aktualitet

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

I nxehti nga Afrika do të avancojë me tej drejt vendit tonë. Temperaturat do të jenë më të larta në zonën qendrore dhe zonat bregdetare. Parashikohet të regjistrohen vlera të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!