Ish-agjentin e CIA-s e gjen ‘belaja’ në Kinë

Saturday, 18 May 2019 09:50

Një ish-oficer i CIA-s është burgosur për 20 vjet për zbulimin e sekreteve ushtarake ndaj një agjenti kinez, tha departamenti i drejtësisë i SHBA. Kevin Mallory u shpall fajtor për disa vepra spiunazhi pasi një gjyqi dy javësh qershorin e kaluar.

62-vjeçari mbante pozicion të lartë të sigurisë dhe ksihte qasje në dokumente të rëndësishme. Ai u dënua për shitjen e sekreteve në Kinë për 25.000 dollarë. Dëshmitë në gjyqin e tij përfshinin një video mbikqyrjeje që tregonte Mallory duke skanuar dokumente të klasifikuara në një kartë dixhitale të memories në një zyrë postare.

Ai gjithashtu udhëtoi për në Shangai për t’u takuar me një agjent kinez në mars dhe prill 2017, tha departamenti i drejtësisë. “Mallory jo vetëm që e vuri vendin tonë në rrezik të madh, por edhe jetën e njerëzve që vënë veten e tyre në rrezik për mbrojtjen e vendit,”-tha avokati amerikan Zachary Terëilliger në një deklaratë. “Kjo çështje duhet të jetë një mesazh për këdo që mendon të shkelë besimin e publikut dhe të rrezikojë sigurinë tonë kombëtare. Ne do të mbetemi të palëkundur në ndjekje të këtyre rasteve sfiduese, por kritike për sigurinë kombëtare.” Mallory punoi si agjent i fshetë i CIA-s dhe një oficer i inteligjencës për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA).

Më parë këtë muaj, ish-agjenti i CIA-s Jerry Chun Shing Lee u deklarua fajtor për spiunimin për Kinën. Prokurorët thanë se ai u pagua për të zbuluar informacione mbi pasuritë e fshehta të SHBA.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Globi

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Një grua e zemëruar i la pasagjerët tjerë në aeroplan të shokuar, pasi ia theu për koke laptopin të dashurit të saj, të cilin e akuzoi se po shikonte gra...

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Kuriozitete

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Në mesin e kartëmonedhave euro që aktualisht janë në qarkullim, ekzistojnë disa mostra që për shkak se gjenden rrallë janë shndërruar në subjekt të koleksionistëve të parave. Meqenëse pas zbulimit ato...

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

Aktualitet

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

I nxehti nga Afrika do të avancojë me tej drejt vendit tonë. Temperaturat do të jenë më të larta në zonën qendrore dhe zonat bregdetare. Parashikohet të regjistrohen vlera të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!