Sot, zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Mitrovicës, 12 kandidatë në garë

Diel, 19 May 2019 09:00

Sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Mitrovicës, ku të drejt vote kanë 57.983 persona në 87 vendvotime, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, pas dorëheqjes së kryetarëve atje prej shkak të taksës prej 100 përqind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Për zgjedhjet në veri garojnë 12 kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe, njofton Gazeta Express.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këto katër komuna ka angazhuar rreth 670 komisionerë. Ndërkaq, numri i vëzhguesve të akredituar nga ana e KQZ-së dhe të cilët do të mund të përcjellin votimin është rreth 500 vëzhgues. Këta vëzhgues përfaqësojnë dy parti politike, dy misione ndërkombëtare, dy zyre ndërlidhëse, 12 ambasada, dy organizata jo-qeveritare ndërkombëtare, katër organizata jo-qeveritare vendore dhe 16 shtëpi mediale.

***

Vuçiç-qytetarëve: Dilni në zgjedhje, tregoni sa e doni Serbinë!

Këtë të diel janë hapur prej orës 07:00 të gjitha qendrat e votimit në katër komunat veriore të Kosovës, në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut.

Pak kohë para nisjes së votimeve, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka ftuar të gjithë serbët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje. Kjo thirrje sipas tij bëhet me qëllim që të gjithë qytetarët të tregojnë vullnetin se sa realisht e duan dhe e admirojnë shtetin e Serbisë.

“Le të dalin nesër në zgjedhje, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre, në katër komunat veriore të Kosovës. Le të dalin e të tregojnë se sa e duan Serbinë dhe të tregojnë se do të luftojnë për të ardhmen e atyre. Kjo është lutja ime”, ka thënë Vuçiç për televizionin serb “Pink”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Globi

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Një grua e zemëruar i la pasagjerët tjerë në aeroplan të shokuar, pasi ia theu për koke laptopin të dashurit të saj, të cilin e akuzoi se po shikonte gra...

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Kuriozitete

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Në mesin e kartëmonedhave euro që aktualisht janë në qarkullim, ekzistojnë disa mostra që për shkak se gjenden rrallë janë shndërruar në subjekt të koleksionistëve të parave. Meqenëse pas zbulimit ato...

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

Aktualitet

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

I nxehti nga Afrika do të avancojë me tej drejt vendit tonë. Temperaturat do të jenë më të larta në zonën qendrore dhe zonat bregdetare. Parashikohet të regjistrohen vlera të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!