1500 trupa amerikane dërgohen në Lindjen e Mesme

Premte, 24 May 2019 21:38

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 1,500 ushtarë në Lindje të Mesme, për të shtuar forcën ushtarake në këtë rajon, në kohën e rritjes së tensioneve me Iranin. Presidenti amerikan, Donald Trump u ka thënë gazetarëve në Uashington se trupat shtesë do të luajnë rol “mbrojtës” në këtë rajon.

“Neve na duhet ta mbrojmë Lindjen e Mesme. Ne do të dërgojmë një numër të vogël të trupave, kryesisht mbrojtës”, ka thënë Trump teksa është larguar nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim drejt Japonisë. “Disa njerëz shumë të talentuar do të shkojnë në Lindje të Mesme tani. Do ta shohim çfarë do të ndodhë”, ka shtuar ai.

Marrëdhëniet në mes të Teheranit dhe Uashingtonit janë tensionuar prej kur Trump është tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015. Sipas marrëveshjes, Irani ka ndaluar aktivitetin bërthamor, në këmbim të lirimit nga sanksionet ndërkombëtare. Përveç rikthimit të sanksioneve, Shtetet e Bashkuara kanë rritur prezencën ushtarake në Lindje të Mesme dhe Gjirin Persik për shkak të atyre që i kanë cilësuar si “kërcënime” nga Irani.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Tabaku: KiE vendim të paprecedent, Rama vijon realitetin paralel

Politikë

Tabaku: KiE vendim të paprecedent, Rama vijon realitetin paralel

Ish-deputetja e PD Jorida Tabaku me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se Këshilli i Europës ka marrë një vendim të paprecedent që të mos ndjekë nga...

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu fton  qytetarët: Të bashkuar t'i themi 'Stop' Krimit!

Politikë

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu fton qytetarët: Të bashkuar t'i themi 'Stop' Krimit!

Kryetari i Bashkise se Kamzës Xhelal Mziu i bën thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen për t’i thënë “Stop Krimit”, në mbrojtje të institucioneve publike, Kushtetutës dhe lirive e të...

42 të arrestuar për trafikimin e mbi 1,5 ton drogë në BE, kreu i grupit kapet në Shqipëri

Aktualitet

42 të arrestuar për trafikimin e mbi 1,5 ton drogë në BE, kreu i grupit kapet në Shqipëri

42 persona janë arrestuar si pjesë e një operacioni masiv policor të shtrirë në Shqipëri dhe gjashtë shtete të Bashkimit Europian. Në Shqipëri, është vënë në pranga në Shkodër një...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!