Trump dhe Melania mbërrijnë në Japoni, axhenda me ndeshje sumo dhe bisedime për luftën tregtare

Saturday, 25 May 2019 11:49

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania zbritën në Japoni të shtunën për një vizitë kryesisht ceremoniale për të treguar lidhjet e forta me Tokion në një kohë kur tensionet tregtare janë ngritur.

Kryeministri japonez Shinzo Abe do ta presë Trump me një banket perandorak dhe një ulje në rreshtin e parë të një turneu sumo gjatë udhëtimit, që zgjat deri të martën.

Dy burrat kanë marrëdhënie të ngrohta, që lideri japonez synon t’i përforcojë ndërsa Uashingtoni vret mendjen për tarifat mbi eksportin e makinave japoneze që administrata e Trump i sheh si një kërcënim potencial për sigurinë kombëtare.

SHBA janë në mes të një lufte tregtare me Kinën në shenjë proteste ndaj trajtimit që Pekini i bën kompanive amerikane dhe tensionet me Japoninë dhe BE-në mbi tregtinë që po fryhen.

Trump dhe Abe pritet të diskutojnë për tregtinë të hënën por zyrtarët e kanë hedhur poshtë mundësinë e një marrëveshjeje gjatë kësaj vizite.

Trump do të bëhet lideri i parë i huaj që do të pritet nga Perandori i ri i Japonisë, Naruhito që e mori fronin muajin e kaluar. Ai këtë e bëri të ditur vetë gjatë një konference shtypi të enjten të improvizuar, ku tha se ishte i kënaqur me ftesën: “Kryeministri Abe më tha në mënyrë të veçantë, se “ju jeni miku i nderit”. Ka vetëm një mik të nderit....Unë jam miku i nderit në ngjarjen më të madhe që ata kanë pasur në 200 vjetët e fundit”, tha Trump.

Pak orë para vizitës së Trump, Tokio u drodh nga një tërmet 5-ballësh.

auto_4E49A24C00000578-5956157-image-a-49_15316786327171558769065.jpg

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ish-deputeti: Rama i urren studentët sepse …

Politikë

Ish-deputeti: Rama i urren studentët sepse …

Ish-deputeti i Partisë Demokratike përmes një postimi në Facebook ka reagur në lidhje me lajmin se tarifat e studentëve për vitin akademik 2019-2020 Bachelor do të jenë po aq sa...

Aromë nëne... Sofia Loren kthehet në setin e xhirimit

Art

Aromë nëne... Sofia Loren kthehet në setin e xhirimit

Për hir të dashurisë së djalit, Edoardo, aktorja e madhe Sophia Loren, 84 vjeçe kthehet në skenë e filmit. "Jeta përpara teje" titullohet titulli i filmit i frymëzuar nga romani i...

Prekëse/ Me zë të dridhur Laura Konda largohet pas 20 vitesh nga Zëri i Amerikës

Aktualitet

Prekëse/ Me zë të dridhur Laura Konda largohet pas 20 vitesh nga Zëri i Amerikës

Pas dy dekadave te Zëri i Amerikës, ikona e televizionit, gazetarja, Laura Konda do të largohet. Teksa i dridhej zëri nga emocionet, Laura Konda i dha lamtumirë ekranit, ndërsa transmetohej...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!