Italia duhet ndëshkuar, Roma shpreh gatishmërinë për kompromis

E mërkurë, 12 June 2019 11:26

Bashkimi Evropian bëri një hap para drejt marrjes së masave disiplinore ndaj borxhit në rritje të Italisë, ndërsa autoritetet në Romë u shprehën të përkushtuar për të shmangur zbatimin e procedurës që mund ta ndëshkojë vendin me gjoba të rënda, duke larguar edhe investitorët.

Në një shfaqje të rrallë të unitetit, liderët e koalicionit ranë dakord gjatë natës, mbi gatishmërinë për të adresuar shqetësimet e BE. Megjithatë, zv.kryeministri Mateo Salvini e përshkroi përpjekjen si një dialog mes të barabartëve me Brukselin dhe paralajmëroi se Italia nuk do ti kërkojë favore askujt.

“Të gjitha qeveritë e mëparshme janë dorëzuar .Në rastin tonë ka dialog më BE, një dialog mes të barabartëve. Ne nuk do t’i kërkojmë favore askujt”, u shpreh zv.kryeministri Salvini.

Italia dhe Komisioni Evropian kanë qenë në mosmarrëveshje që kur koalicioni euroskeptik mori frerët e pushtetit në Romë një vit më parë, me plane ambicioze shpenzimi. Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian ranë dakord të martën se procedura disiplinore kundër Italisë ishte e justifikuar. Pas dritës së parë jeshili, Komisioni do të duhet të vendosë nëse do të nisë zbatimin e procedurës dhe vendimi final do të mere nga Këshilli i Ministrave.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Show-biz

“Je më e ngrohtë se dielli”/ Olta Gixhari “ndez” rrjetin, fansat e “mbysin” me komente

emperaturat e nxehta kanë bërë që plazhet dhe pishinat të jenë plot që në muajin qershor. Gjithashtu edhe vip-at shqiptarë kanë provokuar fansat me fotot e tyre me bikini. Një prej tyre...

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Politikë

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Ish-kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Sejdi Peka ka ndërrua jetë ditën e sotme. Lajmin të ditur e ka bërë të ditur...

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Globi

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Tensioni po arrin kulmin e tij në Etopi. Vendi afrikan me më shumë se 100 milion banorë po përjeton disa nga ditët më të vështira të viteve të fundit, me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!