Kryeministri i ri i Britanisë/ Boris Johnson dhe Jeremy Hunt vazhdojnë garën

Premte, 21 June 2019 09:33

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, do të përballet me politikanin, Boris Johnson në garën për kryear të Partisë Konservatore, çka nënkupton edhe marrjen e pozitës së kryeministrit të shtetit. Në raudin e pestë të votimeve, ministri britanik i Mjedisit, Micheal Gove, është eliminiuar nga gara pasi ka fituar vetëm 75 vota.

Johnson, që konsiderohet kandidati kryesor në këtë garë, ka fituar 160 vota, në krahasim me Hunt që ka fituar 77 vota tjera. Të dy do të synojnë fitoren pasi të mbahet një tjetër raund i votimeve ndërsa emri i fituesit do të bëhet i ditur më 22 korrik.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, Gove ka përgëzuar kundërshtarët e tij dhe ka thënë se “është i zhgënjyer mirëpo krenar për fushatën që ka drejtuar”. Ish-ministri Johnson ka thënë se ai është shumë i lumtur për përkrahjen që gëzon.

Ky proces po realizohet pasi Theresa May, ka njoftuar se më 7qershor se do të largohet nga pozita e lideres së kësaj partie duke i hapur rrugën procesit të zgjedhjes së kryeministrit të ri. May është përballur me presion të madh nga partia e saj për t’u larguar nga pozita që ka pasur, pasi plani i saj për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian ka dështuar të miratohet në Parlamentin britanik.

Britania pritet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti, mirëpo fillimisht parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar duhet të miratojë kushtet e largimit. Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016. REL

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Globi

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Një grua e zemëruar i la pasagjerët tjerë në aeroplan të shokuar, pasi ia theu për koke laptopin të dashurit të saj, të cilin e akuzoi se po shikonte gra...

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Kuriozitete

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Në mesin e kartëmonedhave euro që aktualisht janë në qarkullim, ekzistojnë disa mostra që për shkak se gjenden rrallë janë shndërruar në subjekt të koleksionistëve të parave. Meqenëse pas zbulimit ato...

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

Aktualitet

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

I nxehti nga Afrika do të avancojë me tej drejt vendit tonë. Temperaturat do të jenë më të larta në zonën qendrore dhe zonat bregdetare. Parashikohet të regjistrohen vlera të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!