Postet e BE, Macron nuk mbështet kandidatin e Merkel

Premte, 21 June 2019 11:01

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi ditën e  sotme se tre kandidatët kryesorë për presidencën e Komisionit Evropian, dështuan të marrin mbështetjen e mjaftueshme nga udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian.

Macron kishte bërë fushatë për të bllokuar kandidatin e kancelares gjermane Angela Merkel, Manfred Weber, një nënkryetar i partisë së saj të qendrës së djathtë.

“Duket qartë këtë mëngjes se nuk kishte një shumicë për Weberin”, tha Macron.

I pyetur nëse ka pasur tension midis Francës dhe Gjermanisë lidhur me procesin e emërimit, Macron tha: “Nuk kam asgjë kundër një kandidature gjermane, e thashë dhe nuk ishte shaka, nëse kancelarja Angela Merkel do të ishte kandidate, do ta kisha mbështetur, sepse mendoj se ajo ka cilësitë, aftësitë për të qenë një presidente shumë e mirë e Komisionit”, tha Macron.

Komentet e presidentit Macron u bën pas një samiti të udhëheqësve të BE-së, në Bruksel, në të cilin u diskutua se kush do të jetë në krye të pozitave kryesore në Bashkimin Evropian dhe çfarë do të jetë prioritet në pesë vitet e ardhshme.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros për arsye sigurie

Globi

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros për arsye sigurie

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme. Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi...

Gëzim Muçolli : Fitorja diplomatike e ambasadores Alma Lama kundër Serbisë në Romë

Bota Shqiptare

Gëzim Muçolli : Fitorja diplomatike e ambasadores Alma Lama kundër Serbisë në Romë

Pak ditë më parë, mjaftoi  një shkrim i postuar te portali më i lexuar shqip dhe italisht te shqiptarët e Italisë, Albania NEWS, që të nxisë kërshërinë dhe brengën e...

Përplasen dy makina në Tropojë/ Humb jetën 9-vjeçari, plagosen 5 të tjerë

Aktualitet

Përplasen dy makina në Tropojë/ Humb jetën 9-vjeçari, plagosen 5 të tjerë

Një aksident i rënë ka ndodhur sot në Tropojë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Bajram Curri – Sopot. Si rrjedhojë ka ndërruar jetën gjatë transportimit për në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!