Johnson dhe Hunt konkurojnë si pasues të Theresa May-t

Diel, 23 June 2019 09:25

Boris Johnson kryeson edhe në raundin e pestë të votimit. Tani janë anëtarët e partisë që vendosin nëse do të jetë ai apo ministri i Jashtëm Hunt kreu i ri i qeverisë në Britani.  

Në zgjedhjet për pasardhësin e kryeministres Theresa May-t në post, edhe në raundin e pestë dhe të fundit të votimit, Boris Johnson ndodhet në mënyrë të konsiderueshme përpara. Ish-ministri i Jashtëm arriti të marrë 160 vota. Në vendin e dytë vjen ministri aktual i Jashtëm, Jeremy Hunt, me 77 vota. Ministri i Mjedisit, Michael Gove u skualifikua.

160,000 anëtarë të partisë konservatore britanike Tory do të vendosin tani deri në fund të korrikut me votim postar midis Johnsonit dhe Huntit, për kryetarin e ri të partisë. Kryetari i partisë gjithashtu merr postin e kreut të qeverisë.

Hunti ishte në të vërtetë në favor të qëndrimit të Britanisë së Madhe në BE. Megjithatë, 52-vjeçari e kritikoi më vonë sjelljen e Brukselit në negociata si “arrogante”. Ndikimi i Huntit në kabinet është rritur gradualisht. Megjithatë, një dalje nga BE pa marrëveshje Hunti e ka quajtur “vetëvrasje politike”.

55-vjeçari, Boris Johnson dëshiron ta rinegociojë marrëveshjen për daljen nga BE, gjë të cilën Brukseli e kundërshton rreptësisht. Po të mos ketë sukses kjo përpjekje, ai dëshiron të shkëputet më 31 tetor pa marrëveshje nga BE – një hap me pasoja drastike për ekonominë dhe shumë fusha të tjera të jetës. Johnsoni konsiderohet shumë i preferuar në bazën e partisë. Ai ishte një nga mbështetësit kryesorë të Brexit para referendumit në vitin 2016.

Në atë kohë, britanikët votuan ngushtë në favor të ndarjes nga BE. Por dalja u desh të shtyhej disa herë, për shkak se në Parlament nuk u krijua një shumicë për të mbështetur marrëveshjen e negociuar nga kryeministrja Theresa May me Brukselin. Afati i fundit për tërheqjen nga BE tani është zgjatur deri më 31 tetor. Nga DW/

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Globi

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Një grua e zemëruar i la pasagjerët tjerë në aeroplan të shokuar, pasi ia theu për koke laptopin të dashurit të saj, të cilin e akuzoi se po shikonte gra...

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Kuriozitete

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Në mesin e kartëmonedhave euro që aktualisht janë në qarkullim, ekzistojnë disa mostra që për shkak se gjenden rrallë janë shndërruar në subjekt të koleksionistëve të parave. Meqenëse pas zbulimit ato...

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

Aktualitet

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

I nxehti nga Afrika do të avancojë me tej drejt vendit tonë. Temperaturat do të jenë më të larta në zonën qendrore dhe zonat bregdetare. Parashikohet të regjistrohen vlera të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!