Pasuesja e Juncker flet për Brexit

E Enjte, 11 July 2019 10:40

E emëruara për postin e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se shpreson që Mbretëria e Bashkuar të heqë dorë nga plani për t’u larguar nga BE-ja. Në të kundërt, ajo i ka bërë thirrje Londrës që të tregohet më e moderuar sa i takon mënyrë së largimit. “Unë ende shpresoj se ju mund të qëndroni”, ka thënë Von der Leyen, duke i bërë thirrje autoriteteve britanike që të gjejnë sa më shpejt qëndrimin e tyre të unifikuar për Brexit.

Von der Leyen ka folur në një seancë të mbajtur në Parlamentin Europian, në prag të votimit mbi nominimin e saj që mbahet javën e ardhshme. Ajo është zotuar se, nëse konfirmohet do ta bëjë Bashkimin Europian më ambicioz në çështjen e ndryshimeve të klimës dhe do të punojë për më shumë barazi gjinore brenda bllokut.

Von der Leyen, që aktualisht është ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë, nëse konfirmohet do të zëvendësojë presidentin në ikje të KE-së, Jean-Claude Juncker më 1 Nëntor. Nëse kjo ndodh, ajo do të jetë gjithashtu e para grua që emërohet në postin më të lartë të Europës së bashkuar. Në vijim të fjalimit të saj, ministrja gjermane u ka bërë thirrje ligjvënësve britanikë që të marrin përsipër përgjegjësitë sa i takon mënyrë së largimit të Britanisë. “Marrëveshja e negociuar nga kryeministrja në ikje Theresa May me liderët e BE-së ishte e mirë”, ka shtuar ajo në komentet e para lidhur me Breksit që nga nominimi i saj. Gjithashtu, Von der Leyen ka paralajmëruar dy konkurrentët për zëvendësimin e Mej, Boris Johnson dhe Jeremy Hunt, se “gjuha dhe takti” i Brexit janë jetike për përcaktimin e marrëdhënieve të ardhshme mes dy palëve.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vala e të nxehtit në Shtetet e Bashkuara, të paktën 6 të vdekur

Globi

Vala e të nxehtit në Shtetet e Bashkuara, të paktën 6 të vdekur

Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara ka përjetuar këto ditë një valë nxehtësie që ka shkaktuar të paktën gjashtë të vdekur. Në të gjithë vendin, u anuluan aktivitetet në...

Keshilla e avokatit për shqiptarët që jetojnë pa dokumenta në SHBA

Aktualitet

Keshilla e avokatit për shqiptarët që jetojnë pa dokumenta në SHBA

Nga Avokati Kieran Both Emigrantët në mbarë Shtetet e Bashkuara janë trembur nga lajmet e fundit lidhur me bastisjet në shkallë të gjerë të ndërmarra nga DHS (Departamenti i Sigurisë Kombëtare)...

Emigracioni në Mesdhe, Italia stopon dokumentin e Parisit

Globi

Emigracioni në Mesdhe, Italia stopon dokumentin e Parisit

Italia ka refuzuar të nënshkruaj dokumentin e Parisit pas takimit informal mbi emigracionin në Mesdhe që u mbajt sot në kryeqytetin francez. Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini nuk ka marrë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!