×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 46

Danezët i kërkojnë UNESCO-s: Mbro lumturinë tonë!

E mërkurë, 18 Prill 2018 20:07

Danimarka do t’i kërkojë Agjencisë Kulturore të Kombeve të Bashkuara, UNESCO, të njohë zyrtarisht konceptin e ‘hygge’, mënyra se si danezët e përkufizojnë gjendjen e lumturisë së përditshme.

Fjala hygge, që nënkupton një gjendje rehatie, ngrohtësie dhe kënaqësie u bashkëngjitet rëndom aftësisë së danezëve për t’u shfaqur të relaksuar dhe të freskët dhe është përhapur edhe në vende të tjera të botës vitet e fundit.

Shumë njerëz i njohin asaj meritat për pozicionimin e Danimarkës në krye të klasifikimeve të mirëqenies. Promovuesit e turizmit nën sloganin “Vizito Danimarkën” thanë të mërkurën se vendi do të aplikonte së shpejti tek Agjencia Kulturore e OKB dhe nëse UNESCO do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës, hygge do të listohet krah trashëgimive të tjera kulturore si ‘kultura e birrës belge dhe praktika indiane e jogës.

Vitin e kaluar, hygge u vlerësua si një prej fjalëve me më shumë ndikim në 2016-tën. Meik Wiking, themelues dhe drejtues ekzekutiv i Institutit të Kërkimeve për Lumturinë, thotë se me rritjen e trysnisë sociale dhe rëndësisë së mirëqenies, koncepti që fokusohet tek rehatia dhe siguria mund të ketë sjellë përfitime reale dhe të prekshme.

Pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s nuk janë vetëm monumentet dhe veprat e artit, por gjithashtu praktikat sociale, zakone dhe rituale.

Modifikuar më E mërkurë, 18 Prill 2018 20:17

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ish-deputeti: Rama i urren studentët sepse …

Politikë

Ish-deputeti: Rama i urren studentët sepse …

Ish-deputeti i Partisë Demokratike përmes një postimi në Facebook ka reagur në lidhje me lajmin se tarifat e studentëve për vitin akademik 2019-2020 Bachelor do të jenë po aq sa...

Aromë nëne... Sofia Loren kthehet në setin e xhirimit

Art

Aromë nëne... Sofia Loren kthehet në setin e xhirimit

Për hir të dashurisë së djalit, Edoardo, aktorja e madhe Sophia Loren, 84 vjeçe kthehet në skenë e filmit. "Jeta përpara teje" titullohet titulli i filmit i frymëzuar nga romani i...

Prekëse/ Me zë të dridhur Laura Konda largohet pas 20 vitesh nga Zëri i Amerikës

Aktualitet

Prekëse/ Me zë të dridhur Laura Konda largohet pas 20 vitesh nga Zëri i Amerikës

Pas dy dekadave te Zëri i Amerikës, ikona e televizionit, gazetarja, Laura Konda do të largohet. Teksa i dridhej zëri nga emocionet, Laura Konda i dha lamtumirë ekranit, ndërsa transmetohej...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!