Izraeli feston 70-vjetorin e themelimit, falenderon Presidentin Trump për Jeruzalemin

E Enjte, 19 Prill 2018 10:26

Para 70 vjetësh u themelua shteti i Izraelit. Për të kujtuar këtë ditë do të festohet 70 orë në Izrael.

Fjalime ceremoniale, koncerte, fishekzjarrë, festime në rrugë, party - Izraelitët festojnë 70-vjetorin e themelimit të shtetit të tyre 70 orë- deri të shtunën në mbrëmje.

Në ceremoninë kryesore në hapje të festimeve në kodrinën Herzl ku ndodhen varrezat e kombit, u ndezën pishtarët. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu theksoi se pavarësia e Izraelit do të thotë edhe aftësi për vetëmbrojtje. Ai i drejtoi një mesazh vendeve të rajonit. "Dora jonë zgjatet në paqe për të gjithë fqinjët tanë që e duan paqen."

Falënderime për Donald Trump

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin falënderoi "të gjithë banorët e Izraelit dhe miqtë në të gjithë botën". Sidomos falënderimi vlen për ata që dhanë jetën për ndërtimin dhe të ardhmen e Izraelit, tha ai. Ata kanë paguar "çmimin më të lartë" për vendin e tyre. 70 vjet janë shumë për një jetë njeriu, por shumë shumë pak për një popull. Ai shpreson që Izraeli të rritet e begatohet edhe më shumë.

Si presidenti Rivlin ashtu edhe kryeministri Netanjahu falënderuan presidentin amerikan, Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit në dhjetor. SHBA duan të zhvendosin ambasadën e tyre në Maj në Jeruzalem. Këtë plan e përforcoi edhe njëherë presidenti Trump. "Nuk kemi askund tjetër miq më të mirë", shkroi Trump duke uruar Netanjahun dhe popullin izraelit për 70-vjetorin e themelimit të shtetit.

Izraeli feston, palestinezët protestojnë

Fakti që festimet zhvillohen tani lidhen me orientimin e Izraelit nga kalendari hebraik. Zyrtarisht themelimi i shtetit modern të Izraelit njihet më 14 Maj 1948. Këtë ditë kryeministri i mëvonshëm i Izraelit, David Ben Gurion lexoi në Tel Aviv deklaratën e pavarësisë.

Nëse për izraelitët kjo ditë është ditë feste, për fqinjët arabë ajo konsiderohet si katastrofë. Me shpalljen e shtetit të Izraelit, filloi për palestinezët dëbimi dhe largimi i njerëzve nga vendlindja. Prandaj palestinezët protestojnë gjashtë javë deri në maj. Në Rripin e Gazës ka pasur trazira të përgjakshme me disa të vdekur./Deutsche Welle/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Show-biz

“Je më e ngrohtë se dielli”/ Olta Gixhari “ndez” rrjetin, fansat e “mbysin” me komente

emperaturat e nxehta kanë bërë që plazhet dhe pishinat të jenë plot që në muajin qershor. Gjithashtu edhe vip-at shqiptarë kanë provokuar fansat me fotot e tyre me bikini. Një prej tyre...

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Politikë

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Ish-kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Sejdi Peka ka ndërrua jetë ditën e sotme. Lajmin të ditur e ka bërë të ditur...

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Globi

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Tensioni po arrin kulmin e tij në Etopi. Vendi afrikan me më shumë se 100 milion banorë po përjeton disa nga ditët më të vështira të viteve të fundit, me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!