SHBA-ja merr masat e rrepta, kontroll 220 avionëve

E Enjte, 19 Prill 2018 17:04

Pas ngjarjes tmerruese të avionit të Southwest Airlines, administrata amerikane e aviacionit federal FAA ka urdhëruar kontrollin e motorëve të 220 avionëve si masë paraprake. Udhëzimet e saj parashikojnë inspektimin ultrasonik brenda 6 muajsh të helikës së mjeteve që kanë kryer një numër të caktuar fluturimesh.

Vënia në lëvizje e zyrtareve amerikane vjen pas vdekjes së një gruaje të martën, të cilën pasi presioni i ajrit gati e nxori jashtë kabine gjatë fluturimit nga New York në Dallas.

Dritarja pranë së cilës ajo ishte ulur, u godit e u thërrmua nga helika e shkëputur e motorit të Boiung-ut 737 me 149 persona në bord. Mjekët thonë se Jennifer Riordan, zëvendësdrejtoreshë e një banke, ndërroi jetë prej traumave të rënda në pjesën e sipërme të trupit.

Në vendin ku helika është këputur, ekspertët zbuluan një dobësim të metalit. Tani mësohet se një incident i ngjashëm u regjistrua po me një fluturim të së njëjtës kompani në 2016-tën, por avioni përfshirë asokohe arriti të ulej pa probleme në Florida.

Motori i tipi CFM56-7B përdoret nga më shumë se 8,000 Boeing 737 në mbarë botën. Vitin e kaluar, FAA doli në përfundimin se dhjetëra motorë të tillë kishin nevojë për testime pas kryerjes se një numri të caktuar fluturimesh.

Inspektime kanë nisur edhe linja të tjera ajrore që përdorin avionë me këtë lloj motori, ndër të cilat United Airlines, American Airlines dhe Delta Air Lines.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Show-biz

“Je më e ngrohtë se dielli”/ Olta Gixhari “ndez” rrjetin, fansat e “mbysin” me komente

emperaturat e nxehta kanë bërë që plazhet dhe pishinat të jenë plot që në muajin qershor. Gjithashtu edhe vip-at shqiptarë kanë provokuar fansat me fotot e tyre me bikini. Një prej tyre...

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Politikë

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Ish-kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Sejdi Peka ka ndërrua jetë ditën e sotme. Lajmin të ditur e ka bërë të ditur...

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Globi

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Tensioni po arrin kulmin e tij në Etopi. Vendi afrikan me më shumë se 100 milion banorë po përjeton disa nga ditët më të vështira të viteve të fundit, me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!