Vriten katër protestues në gaza, Be thirrje për hetime

Saturday, 21 Prill 2018 18:55

Bashkimi Evropian i bëri thirrje ushtrisë izraelite që të përmbahet dhe të mos përdorë forcë ndaj protestuesve të paarmatosur, duke bërë thirrje për hetim të plotë, pasi u vranë katër persona në protestat e fundit në Rripin e Gazës.

 

 

“BE i bën thirrje forcave të mbrojtjes së Izraelit që të mos përdorin forcë vdekjeprurëse ndaj protesutesve të paarmatosur”, ka thënë përmes një deklarate zëdhënësja e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini.

“Siç e kemi thënë në vazhdimësi, prioritet duhet të jetë parandalimi i çdo përshkallëzimi të mëtejmë të dhunës dhe humbjes së jetëve”, thuhet në deklaratë, ku po ashtu bëhet thirrje për “hetim të plotë, në mënyrë që të kuptohet se çfarë ka ndodhur realisht”.

Të premten, katër persona, përfshirë një person me nevoja të posaçme dhe një 15-vjeçar, u vranë gjatë përleshjeve në mes të forcave izraelite dhe protestuesve në kufrin Izrael-Rripi i Gazës, shkruan rel.

Tash e disa javë, në Rripin e Gazës palestinezët po protestojnë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, në total 39 palestinezë janë vrarë gjatë protestave.

Palestinezët po kërkojnë që refugjatët e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre, të cilat tashmë gjenden në territorin që i takon Izraelit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Globi

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Një grua e zemëruar i la pasagjerët tjerë në aeroplan të shokuar, pasi ia theu për koke laptopin të dashurit të saj, të cilin e akuzoi se po shikonte gra...

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Kuriozitete

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Në mesin e kartëmonedhave euro që aktualisht janë në qarkullim, ekzistojnë disa mostra që për shkak se gjenden rrallë janë shndërruar në subjekt të koleksionistëve të parave. Meqenëse pas zbulimit ato...

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

Aktualitet

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

I nxehti nga Afrika do të avancojë me tej drejt vendit tonë. Temperaturat do të jenë më të larta në zonën qendrore dhe zonat bregdetare. Parashikohet të regjistrohen vlera të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!