Pakistan/ Vriten pesë policë nga sulmet kamikaze

Tuesday, 24 Prill 2018 19:30

Tre sulmues me bomba vetëvrasës kanë sulmuar policinë pakistaneze dhe trupat paramilitare, duke vrarë të paktën pesë forca të sigurisë dhe kanë plagosur shtatë të tjerë.

Me anë të një deklarate, ushtria ka njoftuar se një sulmues ka shpërthyer pajisjen e tij me eksplozivë në afërsi të një furgoni të policisë që Quetta, në provincën e Baloçistanit, duke vrarë pesë zyrtarë dhe plagosur shtatë të tjerë.

Por, shefi i policisë provinciale. Moazzam Jan Ansari ka thënë se nga ky sulm janë vrarë gjashtë persona.

Ushtria ka thënë se dy sulmuesit e tjerë kanë tentuar që të sulmojnë një pikë-kontrolli të forcave paramilitare në zonën Mian Ghundi, por janë vrarë para se të shpërthenin jelekët e tyre me eksplozivë.

Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, por militantët e Shtetit Islamik operojnë në këtë rajon dhe në të kaluarën kanë marrë përgjegjësinë për sulme të ngjashme./radioevropaelire

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Globi

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Një grua e zemëruar i la pasagjerët tjerë në aeroplan të shokuar, pasi ia theu për koke laptopin të dashurit të saj, të cilin e akuzoi se po shikonte gra...

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Kuriozitete

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Në mesin e kartëmonedhave euro që aktualisht janë në qarkullim, ekzistojnë disa mostra që për shkak se gjenden rrallë janë shndërruar në subjekt të koleksionistëve të parave. Meqenëse pas zbulimit ato...

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

Aktualitet

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

I nxehti nga Afrika do të avancojë me tej drejt vendit tonë. Temperaturat do të jenë më të larta në zonën qendrore dhe zonat bregdetare. Parashikohet të regjistrohen vlera të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!