Horoskopi, parashikimi i fatit, 20 mars 2019

E mërkurë, 20 Mars 2019 08:01

Dashi
Shqetësimet për paratë do të fillojnë të zhduken ndërsa kuptoni se nëse vazhdoni të jeni në këtë rrugë, ju mund ta zhdukni me lehtësi çdo lloj problemi financiar. Tani për tani ju duhet të pranoni faktin se jeni në rrugën e duhur.

Demi
Bari në anën tjetër të gardhit ju duket sot më i gjelbër. Nëse jeni në një marrëdhënie, mund të pyesni kur do të jeni në gjendje të keni më shumë pavarësi në jetën tuaj. Sot mund të merrni lajme të mira në punë.

Binjaket

Nëse doni të keni një plan efektiv sot, do t’ju duhet të merrni mendime nga të gjithë njerëzit që ju rrethojnë. Marrja e konsensusit mund të jetë një gjë e vështirë sot. Merrni mendime, por mos lejoni që të ndikoheni.

Gaforrja
Idetë e reja rreth jush janë emocionuese, por ato gjithashtu mund t’ju bëjnë të ndiheni në siklet. Ekziston mundësia që frika juaj të jetë e pajustifikueshme. Do të shihni se një fillim i ri është i mundur sot – ndoshta në një marrëdhënie dashurie.

Luani
Ju keni qenë gjithmonë i fortë përballë tundimeve dhe kështu nuk do të keni frikë nga ftesat që do t’ju vijnë sot. Në dashuri, gjërat do të nisin t’ju buzëqeshin falë sharmit që transmetoni në çdo moment të ditës.

Virgjeresha
Kohët e fundit keni një ndjenjë gjithnjë e në rritje përgjegjësie ndaj një personi të ri. Tregoni kujdes sepse nuk e dini me të vërtetë me kë po merreni. Ju mund të hapni sot një kufi pandore pa e kuptuar.

Peshorja
Sa më shpejt që të mundeni, vendosuni kontakte me njerëz të rëndësishëm.
Këta njerëz mund të ndikojnë shumë dhe t’ju ndihmojnë të shfrytëzoni më mirë mundësitë tuaja.

Akrepi
Nëse i kushtoni vëmendje të veçantë të kursyerit të parave, do të keni më shumë për të shpenzuar më vonë. Tingëllon e thjeshtë, por duhet të mbani në vëmendje këtë çështje. Disa lajme të mira duken në sfond për ata që janë në kërkim të dashurisë.

Shigjetari
Sot mund ta gjeni veten në mes të një situate të pakëndshme. Nëse është kështu, do t’ju duhet të mbani veshët dhe sytë hapur dhe gojën mbyllur! Nëse tregoheni i pakujdsshëm, rrezikoni të merrni një shenjë të zezë në reputacionin tuaj.

Bricjapi
Në rrugën e jetës, gjithmonë ka një kohë të përkryer që të ndalosh dhe të mendosh për gjërat që keni arritur deri tani. Nëse ecni me shumë shpejtësi, rrezikoni të bëni disa gabime të riparueshme.

Ujori
Disa njerëz në jetën tuaj kanë filluar ta zbehin ndikimin tek ju. Kjo mund të jetë diçka e mirë, por njëkohësisht edhe problematike. Ajo që ka rëndësi është se duhet të përfshiheni me vetëdije në mënyrën se si ndryshojnë marrëdhëniet tuaja.

Peshqit
Sot mund t’ju duhet të negocioni për të arritur një marrëveshje të mirë financiare. Mos humbni kohë, por angazhohuni. Sa i përket vendit të punës, mund të përballeni me disa njerëz xheloz.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ngjarja në shkollen e Durrësit, Albana Vokshi: Shteti në duart e kriminelëve, ngjarja u mbajt e fshehtë për dy javë

Aktualitet

Ngjarja në shkollen e Durrësit, Albana Vokshi: Shteti në duart e kriminelëve, ngjarja u mbajt e fshehtë për dy javë

Si ish deputete për dy mandate në këtë zonë, Albana Vokshi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, shpreh habinë se, si mundet shteti të fshehë një ngjarje kaq...

Politikë

Dorëheqja e Haradinajt, Noka: Tregoi që është burrë shteti. Rama burrec pushteti

Pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për të dhënë dorëheqjen e parevokueshme pas thirrjes që i është bërë nga Gjykata Speciale, reagon edhe ish deputeti i PD, Flamur...

TIRANË/ I moshuari kryen veprime të turpshme para dy minoreneve

Aktualitet

TIRANË/ I moshuari kryen veprime të turpshme para dy minoreneve

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, kanë ndaluar 73-vjeçarin L.S me banim në Vlorë, për veprat penale ” Vepra të turpshme” dhe “Ngacmim seksual” Ndalimi i...

Sondazh

Nothing found!