Provokacion i të dërguarës së Edi Ramës në shtëpinë e vëllait të klerikut Zef Simoni. Arta Dade ka shkuar me misionin e shpërdorimit të vullnetit dhe të përpjekjeve të katolikëve kundër regjimit enverist, por ka marrë përbuzjen ndaj pasardhësve të regjimit të Nexhmije Hoxhës e Kristaq Ramës
Dy ditë pas ndarjes nga jeta të ipeshkvit të njohur Zef Simonit, njërit nga eksponentët e asaj plejade të klerikëve katolikë shqiptarë, të cilët nuk iu nënshtruan asnjëherë presionit të komunistëve për bashkëpunim, nënshtrim e tjetërsim, njëra nga veglat drejtuesve të kryetarit ylberist të Partisë Socialiste, e mirënjohura e politikës së vjetër Arta Dade, ka qenë në shtëpinë e vëllait të të ndjerit, edhe ai klerik, edhe ai i burgosur nga regjimi komunist, për ta “ngushëlluar” për humbjen e prelatit të njohur. Merret me mend mundi i madh që ka hequr i vëllai i Zef Simonit për të mos e nxjerrë nga shtëpia pinjollen e regjimit komunist e të pasardhësve të tyre; ylberistë e hipokritë në të njëjtën kohë, por kuptohet edhe detyra e vështirë e Arta Dades, për t’u hequr sikur na i paska dashur katolikët, sikur i paska kuptuar përpjekjet e tyre kundër komunizmit, posaçërisht përpjekjet e klerit shqiptar, e sikur këtë emfazë pozitive na paska edhe Edvini i Kristaq Ramës, të të besuarit të Nexhmije Hoxhës. Burimet bëjnë të ditur se takimi ka qenë më shumë se i sikletshëm, por ai ka ndodhur meqenëse morali i familjes Simoni është më i fortë sesa shkeljet që vijnë nga paciptësia e Arta Dades dhe e shefit të saj.
S’do shumë mend e kalem për të kuptuar se janë paraardhësit politikë e biologjikë të Edvin Ramës e Arta Dades ata që ideuan e më pas edhe vunë në zbatim praktikat e likuidimit të klerit katolik e intimidimit të të gjithë katolikë, për t’i zhdukur ata nga skena publike e për të nulifikuar ndikimin e tyre në kulturën kombëtare. Shembujt s’kanë nevojë të numërohen, meqenëse këtë tezë askush nuk e kundështon.
Atëherë mbetet të konfirmohet ajo që merret vesh nga të informuarit, se vizita e Arta Dades në familjen Simoni ka qenë thjesht një provokacion, nga ato të shumtit që Edvin Kristaq Rama po lëshon në Shkodër e në arealin kulturor e religjioz të veriut të vendit, me shpresë për të gllabëruar pak mbështetje të të mashtruarve, në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Kuptohet, se nga ky provokacion, përveç zorrëve në grykë, asnjë ndikim tjetër nuk mund të kemi, por s’mund të rrimë – si gazetarë që jemi – pa kujtuar së fundmi, përgjigjen e vëllait të Imzot Zef Simonit, klerik i burgosur e i përndjekur edhe ai, drejtuar të dërguarës së Edvinit Ramës.
“Zonja Dade, pyeteni kryetarin e partisë tuaj se pse na dënuan komunistët?” – mësohet se ka qenë ndërhyrja e tij.
Përgjigjet merren me mend, por rasti shpjegon provokacionin e panevojshëm e të padobishëm që ka shkaktuar vizita e Arta Dades në familjen Simoni.
|  Komente |