LAJMET KRYESORE

Biseda Edi Rama-Delijorgji, 5 minuta para arrestimit

11-05-2009 / Gazeta 55Biseda Edi Rama-Delijorgji, 5 minuta para arrestimit

Ortakëria e vërtetë e Ramës me Mihal Delijorgjin.
Gazeta disponon mbi 200 tabulate të dialogëve mes dy ortakëve.
Plani për të shpikur implikime të paqena dhe frika nga zbardhja e teksteve të vjetra

Shpresat e Ramës te ngjarja e Gërdecit dhe përdorimi i kësaj ngjarjeje bashkë me përdorimin që ai i bën mikut të vet, Mihal Delijorgjit, janë fiks perversitet i shkallës më të lartë, i karakterit të liderit të opozitës. Ashtu si Erion Veliaj, që në emisionin e Çanit, i niste mesazhe familjes së Delijorgjit, ku u thoshte se “e kemi hallin te Fahriu, jo te ju”, në të njëjtën linjë, bisedat e Ramës me Delijorgjin tregojnë se e kanë themeluar ata këtë linjë dhe se Rama nuk ngopet me përdorimin e fatkeqësisë që shkaktoi Gërdeci dhe fatkeqësisë që u ka ngjarë edhe vetë pronarëve.

Ja biseda:
Rama: Mos u mërzit.
Mihali: Jo, or burrë, por këtë dikush mua ma bëri.
Rama: Hajde, ç’ke ti. Këtu jam unë. Do bëhem kryeministër.
Mihali: Jam përpjekë vetëm të punoj.
Rama: Dhe prapë do punosh.
Mihali: Epo ja, mbetën gjithë ato projekte...
Rama: Ç’ke ti, aty janë projektet. Lejet e ndërtimit nuk lëvizin. Ato i kam firmosur e vulosur.
Mihali: Ç’qe gjithë ky ters?!
Rama: Hajt, se do ja fusim qeverisë... Se unë jam me ty deri në fund. Mos u mërzit. Do e shpërndajmë lojën. Do bëjmë ca shpikje. Do bisedoj dhe me atë mikun tim të ngushtë, të të vijë ndihma nga të gjitha anët.
Mihali: Çar ndihme, çar ndihme...
Rama: Mos u dekurajo. Aksident është. Mund të ndodheshe në tren. Kryesorja është që mua më ke deri në fund. Dhe pas meje, ti e di, sa e kush janë.
Mihali: Mua më duhet halli im.
Rama: Ti e di. Unë nuk të lë vetëm. Kemi bërë kaq punë bashkë.  

Ndërsa Edi Rama ka shumë frikë nga çdo tekst që mund të dalë prej Delijorgjit, nuk harron dhe nuk ka asgjë që e pengon ta sulmojë Delijorgjin me pretekstin se po sulmon qeverinë. Ky është një mashtrim i drejtpërdrejtë i tij, dhe si në të gjitha rastet dhe luftërat, ai mendon se të gjithë i gëlltitin broçkullat dhe intrigat që ai sajon me psikikën e tij perverse. Por shumë shpejt, do të dali që ai është më shumë përgjegjës për Gërdecin se vetë Mihali. Ai dhe ndonjë tjetër.
Në këtë rast, vlen shumë shprehja që pikturat dhe betejat shihen më mirë nga larg.
Dhe koha po përmbushet. Dhe ora po vjen.

...

 Komente

I fortë paska qënë ky Delijorgji...! Sipas telefonatave na del se paska futur në thes krerët e shtetit dhe të opozitëz. Gjynah. Ky njeri kaq i aftë duhej të zgjidhej të pakten deputet.
Postuar nga Zhgënjimi ne daten 11-05-2009

Z. Fari ku i gjete fjalet e bisedave ? Nese i sherben zbardhjes se ceshtjes, te themi bravo. Por nese jo, ke shkelur ca ligje qe i ke marre. Apo nuk jane te verteta. Megjithate nuk na cudit shume ky tekst dhe ky lloj komunikimi i Edi Rames. E keqja e ketij shteti eshte se kriminelet e vertete i le te lire rrugeve ....
Postuar nga Alket ne daten 11-05-2009

po pse mor Fahri sala ka tre vjet qe e perkedhel Ed Ramen dhe gjithe socialistet hajdute
Postuar nga alban ne daten 11-05-2009

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

 
Webmaster LJC-DESIGN   .:|:.   Editor Online: Leonard Quku