LAJMET KRYESORE

Lobe antishqiptare duan tė bllokojnė integrimin e Shqipėrisė nė BE

13-11-2009 / Gazeta 55Lobe antishqiptare duan tė bllokojnė integrimin e Shqipėrisė nė BE

Deklaron kryeministri Sali Berisha nga sall e Kuvendit

Kryeministri i vendit Sali Berisha akuzon grupe të caktuara politike në vend se duan të bllokojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjatë fjalës në seancën plenare të Kuvendit, kreu i qeverisë i apeloi opozitës që të thyejë bojkotin dhe të bëhet pjesë e sfidave të rëndësishme të vendit. Duke kritikuar opozitarizmin e papërgjegjshëm të Edi Ramës me Spartak Ngjelën, kryeministri tha se gjërat intime që ndajnë ata të dy nuk duhet të ngatërrohen me politikën, pasi kjo e fundit është publike. 

Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje në sallën e Kuvendit se lobe dhe grupe të caktuara ushqejnë sofizma antishqiptare në të gjitha format, për të bllokuar perspektivën evropiane të Shqipërisë. Por, përpos këtyre tentativave, kryeministri garantoi se, qeveria shqiptare është e angazhuar tu japë përgjigjen e menjëhershme, duke vazhduar rrugën e reformave dhe të progresit demokratik. Berisha shprehu zotimin nën drejtimin e tij vendit do të realizojnë të gjitha detyrimet e ndërkombëtarëve, ndërsa do të injorojë çdo tentativë sabotuese nga qarqet dashakeqe.
“Lobe të caktuara dhe grupe të caktuara ushqejnë sofizma antishqiptare në të gjitha format, por ne mbetemi të vendosur që procesin e anëtarësimit në BE, ta kemi një proces të bazuar në performancën tonë. Çka do të thotë se ne do të përmbushim të gjitha reformat, të gjitha ligjet, për të merituar vendimin e statusit të vendit kandidat, vendimit të marrëveshjes së pranimit dhe të gjitha marrëveshjet me radhë”, u shpreh kryeministri.
Nga salla e kuvendit, kryeministri Berisha i bëri sërish thirrje kreut të PS-së Rama të mos pengojë procesin e integrimit të Shqipërisë dhe heqjen e vizave por të lejojë deputetët e PS-së të hyjnë në Kuvend në këto momenti historike për vendin. Përpos progresit të gjerë të vendit, tha kryeministri, në kontrast me këtë gjendje karriget e parlamentit rrinë bosh, rinë bosh pa asnjë fakt të vetëm.
“Në qoftë se vendi ka njohur në historinë e tij një pretendim si në materia është pretendimi i zotit Rama për zgjedhjet e 28 qershorit. Dy fjalë doja ti thosha këtij zotërie është në drejtën tënde të bësh politikë, të zgjedhësh rrugët, të bësh opozitë parlamentare dhe ekstra parlamentare dhe në mënyrë absolute as nuk kam menduar dhe as nuk do të ndikoi në vendimet që ti merr. Por dua ti them shqiptarëve se në 20 vite që e njoh dy herë kam ndjerë keq ardhje të madhe për të. As kur ka ikur nga ne as nuk më vjen keq fare për këtë, por një herë e meritonte keqardhjen se ajo i njihet çdo njeriu në rast të atillë, dhe jam gëzuar si gjithë të tjerët që e kapërceu me sukses. Herën tjetër ka ndodhur para ca ditësh, e shoh pasi ishte zhvilluar një debat televiziv shkon tek një gazetar në një emision dhe nuk po i besoja as veshëve as syve. E hoqi kokën e vuri në tavolinë tek gazetarit i thotë atij: po ti, thotë, më thuaj duhet të hapen kutitë apo jo, a je i bindur që duhet të hapen kutitë...? Gazetari nuk i besoi vetes, e pa kokën e politikanit në tepsi dhe ky vazhdonte i thoshte: mu përgjigj je për hapjen e kutive apo jo? Je apo s’je? Gazetari i tha në këtë moment do të adoptoj auto censurën, dhe nuk i dha as kënaqësinë më të vogël t’i thoshte jam. Gati po bëja t’i çoja një SMS megjithëse nuk çoj SMS kurrë, që, thuaj jam dhe të shpëtonte prej tij”, u shpreh kryeministri.
Megjithatë, Berisha i apeloi edhe për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, për të hetuar pretendimet e tij në lidhje me zgjedhjet. Por, për ta realizuar këtë tha kryeministri, duhet të ulet më parë në karriget e parlamentit.
Kryeministri shtoi se vendi është përballë proceseve historike dhe përjashtimi i opozitës nga këto evenimente të rëndësishme ka pasoja negative.
“Unë uroj të dalësh nga spirali që ke futur PS-së, se të gjitha këto procese janë historike për të gjithë zgjedhësit shqiptarë. Nuk mund ta përjashtosh forcën kryesore të opozitës nga këto procese”, tha kryeministri.
Për sa i takon opozitarizmit që po luan Spartak Ngjela, duke bashkëpunuar me Ramën, Berisha tha se politika është publike dhe nuk ka lidhje me gjërat intime që kanë ndarë ata të dy.
“Nuk ndërtohet opozita në këtë mënyrë me Spaktak Ngjelën. Të dyve u kam patur unë ju nën ombrellën time ikët vetë është zgjidhja juaj, absolutisht se nuk kam as xhelozinë më të vogël. Jam i vetëdijshëm se keni ndarë gjëra intime me njeri tjetrin, por politika nuk është privatizim, politika është publike dhe nuk mund të jetë kurrë privatizim”, shtoi Berisha.
Kreu i qeverisë ironizoi dhe deklaratën e Ngjelës të bërë në disa mitingje rrugësh se  për 7 ditë po të përmbysim Berishën liberalizojmë vizat.
“Të dalësh skenë më skenë dhe t’u thuash shqiptarëve se për 7 ditë po përmbysëm Sali Berishën ju jap vizat. Ja urdhëro po shkoj unë diku jashtë shtetit për 7 ditë, jepja vizat shqiptarëve... Dikur thuhej do ju japim lugën e floririt, por nuk i thuhej për 7 ditë. Kurse ti del në çdo skenë dhe thua që për 7 ditë po rrëzuam Berishën të japim vizat, gjë më të papërgjegjshme për një opozitë nuk ka. Do të mbetet historinë e këtij vendi pranvera e vitit 1995 kur përfaqësuesi i partisë socialiste në Këshillin Evropës u thotë delegacionit në Tiranë se molla nuk është pjekur për anëtarësimin e Shqipërisë. I njëjti person sot do t’i vërsulej zonjës Pack për faktin e thjeshtë se do t’i thoshte deputetëve socialistë se kthehuni në Kuvend. Nuk ka diskutim që mungesa e opozitës në parlament përbën një vendim për parlamentin, por të jesh i sigurt që me këtë bojkot që bën nuk mund të pengosh as edhe një proces të vetëm të integrimit të këtij vendi në BE dhe heqjen e vizave”, theksoi më tej kryeministri.
Duke iu referuar punës së qeverisë për afrimin e mëtejshëm të vendit me BE, kryeministri tha se, “në asnjë rast, nuk mund të kemi koncept tjetër, veçse ne po kërkojmë të bëhemi si ata”.
“Ndaj dhe ne duhet të adaptojmë me seriozitetin më të madh, standardet e tyre, ato standarde janë faktuar, janë provuar si më të mirat që qytetarët e këtyre vendeve të zhvilluara kanë përjetuar në historinë e vendeve të tyre. Asnjëherë, francezë, gjermanë, britanikë, italianë nuk kanë qenë më të sigurt, më të pasur, se ç’janë tani në hapësirën e Bashkimin Evropian. Për mua, për ju, nuk ka qenë dhe nuk do të kemi ndonjëherë një bulevard me lule në luftën me përpjekje tona, por ne jemi të vendosur me një seriozitet, me vendosmëri, të kapërcejmë çdo lloj pengese në këtë rrugë, dhe të shndërrojmë në realitet, ëndrrën më të bukur shqiptare që nga rilindja kombëtare, deri sot, ëndrrën e tyre, Shqipëria zonjë në Evropë, Shqipëria anëtare e BE”, deklaroi më tej kryeministri.

...

 Komente

po mire tani e morem vesh qe opozita me zotin rama nuk i duan te miren shqiperise nuk duan qe shqiperija te integrohet ne bashkimin evropian qe jane te lidhur me qarqe te caktuara qe nuk i duan te miren shqiperise me mafjen e te tjera dhe nuk yjne ne parlament se duan qe te hapen kutite po ky sali berisha qe ehte patriot i madh i do te miren shqiperise do qe te fute shqiperine ne evrope etetjera pse nuk i hap ato 20 kuti dhe zghidhet problemi dhe shqiperia i ka ruget e apur
Postuar nga fatos ne daten 13-11-2009

A e shofin vedin ne qfare gjendje kan rene PS-ja me antaret e vet.Nuk u ka mbet fytyre me dal as ne rruge.Po ma keq jane duke u sjellNgjela,Gjinushi dhe Miloe Veliajte cilet po bejne nxitjen dhe infektimin e popullates per destabilizim dhe prishje te imazhit te shqiperise.Me keta persona duhet te merret gjykata sa ma pare .Keta kane mbet si zagaret e rrugeve qe perzahen nga shtepia.
Postuar nga Izber Pasjaqa ne daten 13-11-2009

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

 
Webmaster LJC-DESIGN   .:|:.   Editor Online: Leonard Quku