LAJMET KRYESORE

Topalli: Kryeministri Berisha tha nė Kuvend vetėm tė vėrtetat

27-11-2009 / Gazeta 55Topalli: Kryeministri Berisha tha nė Kuvend vetėm tė vėrtetat

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përshëndeti sot gjatë një konference për shtyp miratimin e rezolutës së zgjerimit të BE drejt vendeve të Ballkanit. “Jam këtu, për të përshëndetur rezolutën e Parlamentit Europian që vlerëson progresin e bërë nga Shqipëria. Kjo rezolutë, i kërkon opozitës të ndalë bojkotin parlamentar dhe i kërkon asaj që të kryejë detyrën për të përfaqësuar votuesit e saj në parlament. Në këtë vendim të parlamentit europian, duke i kërkuar opozitës që të ndalë bojkotin e të hyjë në parlament, i kërkon kësaj të fundit të vijojë punën, bazuar në zgjedhjet e fundit, në parlament; ajo ve në dukje se Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe se Këshilli ka marrë vendim për të ftuar Komisionin të përgatisë opinionin e vet mbi aplikimin e vendit; inkurajon autoritetet shqiptare që të vazhdojnë përpjekjet e tyre në rrugën e reformave në shërbim të progresit ekonomik dhe social të qytetarëve të saj, në mënyrë që vendi të përparojë në rrugën e tij të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh kryetarja e Kuvendit. E pyetur nga mediat lidhur me fjalimin e kryeministrit Berisha ndaj kryesocialistit Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u shpreh se të gjitha ato janë të vërteta. Në këtë drejtim, Topalli theksoi se Kuvendi është tempulli i të vërtetave. Përsa i takon mundësisë së djegies së mandateve të deputetëve të opozitës, kryeparlamentarja Topalli vuri në dukje se do të zbatohet vetëm Kushtetua, duke lënë të nënkuptuar zëvendësimin e tyre me kandidatët pasardhës sipas listës përkatëse. 

...

 Komente

PER THIRRJET PER LUFT NE 97 TE DISA LIDERVE SI GJINUSHI, DOKLE,MILO ,CEKA, IMAMI,etj QE BENIN THIRRJE PER LUFTE DUHET TE ISHIN DENUAR.SI TE SHESHI ALI DEMI DHE NE SHESHIN PAMVARSIA JAN THENUR NGA KTA POLITIKAN ODJEM RREMBENI PUSHKET JA VDEKJE JA LIRI.
Postuar nga Mark ne daten 28-11-2009

Ok Edi Rama eshte si eshte Ai e ka fut vendin ne kaos politik Po nje pyetje po doja te beja Nqse Sala dhe partia qe ai komandon nuk ka bo pisllik ne zgjedhje atehere pse nuk i hap ato kutit e votimit e te mledhim te gjithe mendjen Nuk e lejon kushtetuta po thot Sala Por nqse e do te e mira e Shqiperise dhe e popullit shqiptar atehere ca te keqe ka Mjere ai popull qe eshte ne doren tuaj dhe ketu flas si per Edi Ramen ashtu dhe per bacen nga Tropoja
Postuar nga altin ne daten 28-11-2009

Do te deshironja per ti kethyer pergjegje, LABI!.Po nuk,| Ju vjen turp qe,nje psikopat ipa shpirte.PO,luan me fatet e tere shqipetareve.Prinderit e mije nuke muajten 45vite me e pa vendelindjen e tyre"Kosoven".E tashti duan qe ne|Bijte e tyre ne europe,te kemi te njejtin fate. Te, mos lejohejohemi me me na pa njerzit tone.(se mbi te gjitha eshte partia),,partia e xhahilave,partia ekomunistave,partia e homo,...sex,,,.e partia e katil ruçit e e edvi,,,,.b q,,,i r.....t.
Postuar nga chomi ne daten 27-11-2009

ZOTI FARI BALLIU PO NUK JU VJEN TURP JU QE TE PERNDJEKURIT KANE 32 DIT NE GREV URIE DHE JU NUK SHKRUAN AS NJE RRJESHT PER KETE!
Postuar nga LABI ne daten 27-11-2009

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

 
Webmaster LJC-DESIGN   .:|:.   Editor Online: Leonard Quku