Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrėmė nė emisionin Opinion, se ska asnjė shpresė e asnjė kompromis qė mund tė sjellė hapjen e kutive, pasi kjo do tė sillte rrėnimin e gjykatave dhe kthimin e Shqipėrisė nė epokėn e njė shteti primitiv. Deklarimet e Edvinit se ska tė bėjė me lejet e ndėrtimit, gėnjeshtra mė e madhe e 2009-s
Kryeministri Sali Berisha deklaroi edhe njėherė se kutitė e votimeve nuk do tė hapen kategorikisht. Kėtė deklaratė kryeministri i vendit e bėri mbrėmė gjatė emisionit Opinion, tė gazetarit Blendi Fevziu nė TV Klan. Ky qėndrim i prerė i kreu tė qeverisė shqiptare, vjen nė njė moment kur opozita e kolapsuar po tenton tė riformojė lėvizjen e dėshtuar haxhiqamiliste, si oponencė ndaj qeverisė dhe aksionit shtetėror. Duke iu referuar kėrkesave tė opozitės, kryeministri u shpreh se qėllimisht Edvin Rama dhe kupola mafioze, drejtuese e PS, ka zgjedhur njė kėrkesė e cila ėshtė kategorikisht e papranueshme. Kėtu ka njė moment. Rama me kupolėn qė drejton ka pazgjedhur njė kėrkesė e cila ėshtė kategorikisht e papranueshme. Ka bėrė kėtė zgjidhje, jo nė interes tė votuesve, por tė klanit mafioz qė udhėheq PS, u shpreh kryeministri. Berisha siguroi se kutitė nuk hapen dhe ky qėndrim ėshtė absolut. Sipas kryeministrit, janė tė gabuar zėrat qė thonė se kutitė herėt a vonė do tė hapen. Pėr zgjedhjet ka njė vendim gjykate, ėshtė shprehur arbitri dhe ka dhėnė njė vlerėsim tė pėrgjithshėm. Edi Rama nuk mundet kurrė tė dhunojė pushtetin gjyqėsor. Gjykatėsi ka vendosur qė nuk mund tė rinumėrohen votat. Rinumėrim, sipas ligjit qė ka votuar edhe Edi Rama, i cili thotė shprehimisht, do tė ketė vetėm kur ka kundėrshti gjatė procesit tė numėrimit. Por, 20 mijė komisionerė nuk bėnė as edhe njė vėrejtje gjatė numėrimit. Pas kėsaj tė fundit, Rama u detyrua tė kėrcėnojė dhe tė fyeje komisionerėt e Partisė Socialiste. Rama nuk ngriti asnjė akuzė tjetėr, pėrveē mungesės sė integritetit tė komisionerėve tė tij, deklaroi kryeministri.
Berisha theksoi se pėr zgjedhjet nė Shqipėri ėshtė shprehu dhe komuniteti ndėrkombėtarė tė cilėt certifikuan procesin dhe vlerėsojnė se hapja e kutive ėshtė jashtė ēdo lloj diskutimi. Komuniteti ndėrkombėtar ėshtė shprehur se ėshtė jashtė ēdo lloj diskutimi hapja e kutive tė votimit. Por, njė grup mafioz, kauzėn mafioze tė tyre duan ta pėrdorin si tė keqen e vendit, ėshtė zgjedhja e tyre. I garantoj qytetarėt se kėtė vend nuk do ta marrė kurrė e keqja pėrpara. Shqipėria ėshtė anėtare e NATO-s dhe aspirante pėr tu anėtarėsuar nė Bashkimin Evropian. Nė vitin 2009, merren vendimet mė historike nga BE. Brukseli pranon kėrkesėn e Shqipėrisė pėr statusin kandidat dhe presim liberalizimin e shpejtė tė vizave. Pra, qoftė edhe 0.1 pėr qind tė kishte tė drejtė opozita, ai vendim nuk do tė merrej, por kur konstatohet se opozita nuk ka asnjė motiv pėrveē njė kauze tė njė grupi tė vogėl kriminal, pėr motive staliniste dhe mafioze, atėherė faktori ndėrkombėtarė ka tjetėr qėndrim. Nga i pari qė kam takuar deri tek mė i fundit, nuk mu bė fjalė pėr hapje kutish dhe rinumėrim votash. Nė ēdo takim hapja e kutive nuk ėshtė pėrmendur. Di qė eksponentė tė majtė evropianė, kanė thėnė se oferta e qeverisė pėr Ramėn ėshtė e logjikshme, por nuk ka nė evropė tė majtė apo tė djathtė qė tė imagjinojė tu hedhin kthetrat gjykatave, theksoi mė tej kryeministri Berisha.
Shefi i ekzekutivit theksoi se pėr zgjidhjen e kėsaj situate nuk ka pasur negociatorė ndėrkombėtarė. Berisha rishtoi se nė ato takime qė janė zhvilluar, nė krye tė diskutimeve ka qenė mos hapja e kutive dhe mos rinumėrimi i votave.
Mund tė them se nuk ka pasur negociatorė, as edhe njė pėrfaqėsues tė vetėm tė ndonjė institucioni ndėrkombėtar, tė ndonjė vendi mik. Kutitė nuk hapen, rinumėrimi nuk mund tė bėhet. Absolutisht do tė kishim dėshirė tė ndihmonim dhe kontribuonim, por problemi ėshtė se Rama ka paralizuar kėrkesėn e tij, nėpėrmjet njė kėrkese tė papranueshme. Opozita kėrkon pushtetin, jashtė kuadrit tė votave. Kjo opozitė merr pėrsipėr njė barrė shumė tė rėndė. Ajo nuk njeh vullnetin e popullit, nuk pranon votėn e lirė. Votėn e lirė nuk e pa kupola, por e panė 21 mijė anėtarė tė Partisė Socialiste dhe mijėra anėtarė tė partive tė tjera politike. Rama nuk mund tė mohojė votėn e lirė. Problemi i tij ėshtė se Rama ka njė trashėgimi staliniste, u shpreh Berisha.
Rama, firmėtari i lejeve antiligjore tė ndėrtimit, gėnjeu qytetarėt
Kryeministri Sali Berisha bėn pėrgjegjės direkt pėr lejet anti ligjore tė ndėrtimit tė lėshuara nga Bashkia e Tiranės, kryebashkiakun Edi Rama. Berisha iu referua justifikimeve tė Ramės gjatė konferencės pėr shtyp tė dy ditėve mė parė, duke theksuar se nė KRRT, Bashkia e Tiranės ka dėrguar dosje tė falsifikuara, pėr tė fshehur kėshtu aferat e rėnda korruptive dhe antiligjore. Njė grup i vogėl, nė njė kupolė, ku vetėm nė Tiranė nėpėrmjet grabitjes sė tokave ka krijuar njė perandori dhe monopol tė vėrtetė. Lejet i pėrgatit Drejtori i Urbanistikės qė emėrohet nga kryetari i Bashkisė, i pėrgatit Sekretariati i Bashkisė qė pėrsėri ėshtė i emėruar nga Edi Rama. Nėse dosja shkon e falsifikuara KRRT-ja, nuk ėshtė institucion qė ta verifikojė. Me falsifikime ata kanė imponuar miratimin e lejeve tė ndėrtimit. Por tė dalėsh e tė deklarosh se lejet e ndėrtimit nuk i lėshon Edi Rama, ėshtė tė tallesh me qytetarėt shqiptarė. Rama ka krijuar monopolin mė tė papranueshėm nė vend. 500 mijė me2 sipėrfaqe ndėrtimi i janė dhėnė vetėm njė grupi tė caktuar. Kėto tė gjitha do tė jenė objekt i njė hetimi tė hollėsishėm. Ata nuk akuzohen pse i kanė marrė, por akuzohen se i kanė marrė me falsifikime, u shpreh kryeministri Berisha.
Protesta tė dhunshme, Edi Rama do tė mbajė pėrgjegjėsi ligjore
Nėse kush mendon qė njė qeveri e vullnetit tė lirė, njė qeveri e dalė nga zgjedhjet e lira dhe tė ndershme, njė qeveri qė shpreh vullnetin e saj, nėse do tė ketė njė sulm kundėrvėnie ndaj saj, pėrgjegjėsitė e veēanta do tė bien mbi Edi Ramėn. Do tė jetė Edi Rama ai mbi tė cilin do tė rėndojė forca goditėse e ligjit. Opozita le tė protestojė sa tė dojė paqėsisht. 40 orėt e protestės sė tyre, unė kam vazhduar punėn si ēdo punė tjetėr. Dola dhe i pėrshėndeta. Nė konceptim tim protestuesit nuk janė armiq. Unė nuk pėrshėndes armiq. Opozita le tė rrijė edhe 3 vjet poshtė kryeministrisė. Qeveria nuk ka asnjė tė drejtė tė cenojė tė drejtėn e opozitės pėr protesta dhe tubime, por nuk do tė tolerohen shkeljet dhe dhunime e ligjit, u shpreh Berisha pėr kėtė argument.
Ligjet e miratuara nė Kuvend pjesė e reformave mė tė rėndėsishme
Komisionet parlamentare nuk kanė pushuar qoftė edhe pėr njė orė punėn e tyre. Ky parlament ka punuar intensivisht. Kjo qeveri ka miratuar reformat mė tė rėndėsishme gjatė kėtyre muajve. Puna ėshtė nė shpejtėsi tė plotė, shumica ėshtė shumicė dhe do tė reagojė ndaj ēdo problematike tė vendit. Ne kemi 18 vjet qė miratojmė ligje, ka zero vakum. Opozita edhe kur ka qenė nė parlament ka refuzuar tė votojė njė seri ligjesh tė rėndėsishme, si Gjykata Administrative, pėr Policinė Ligjore. Nėse opozita vjen nė parlament dhe vendos tė mos votojė asnjė ligj, siē ka votuar ndaj akteve pėr integrimin nė BE, ėshtė njė zgjidhje qė ne nuk ua imponojmė dot, bėri tė ditur mė tej Kryeministri Sali Berisha.
Deputetėt nė vėshtirėsi ekonomike, le tė deklarohen si ish-deputetė
Zėvendėsimi i deputetėve tė opozitės, ėshtė njė detyrim Kushtetues, u shpreh Kryemsitri Berisha. Njė pjesė e deputetėve tė opozitės janė miliarderė. Disa janė nė vėshtirėsi ekonomike, ėshtė e drejtė. Unė rrogėn time nuk ua jap dot. Ata le tė deklarojnė qė nuk janė deputetė dhe tė marrin statusin e ish deputetit, kundrejt njė shpėrblimi tė caktuar mujor, dekalroi Berisha.
|  Komente |