AKTUALITET

Berisha-Milloshovski: Zbatimi i marrėveshjes sė Ohrit, faktor stabiliteti dhe paqeje pėr Maqedoninė

08-02-2010 / Gazeta 55Berisha-Milloshovski: Zbatimi i marrėveshjes sė Ohrit, faktor stabiliteti dhe paqeje pėr Maqedoninė

Kryeministri Berisha pret ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Antonio Miloshovski    


Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot në mesditë një takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, z. Antonio Miloshovski. Berisha vlerësoi vizitën e ministrit Miloshovski si një ngjarje e rëndësishme e cila rikonfirmon marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe qeverive dhe vullnetin  për të forcuar dhe zgjeruar edhe më tej  bashkëpunimin e gjithanshëm. Ministri i Jashtëm maqedonas, pasi e falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe i përcolli Kryeministrit Berisha përshëndetjet më të përzemërta të Kryeministrit Gruevski, e uroi Kryeministrin për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit dhe për mandatin e ri të qeverisë “Berisha”. Ministri i Jashtëm Miloshovski vlerësoi progresin e madh të Shqipërisë gjatë mandatit të kaluar të qeverisë Berisha, në veçanti anëtarësimin në NATO, duke i shprehur edhe njëherë Kryeministrit Berisha vlerësimet e vendit të tij për këtë arritje madhore të vendit. Kryeministri Berisha e falënderoi për urimet e ngrohta e miqësore dhe i shprehu Ministrit maqedonas vlerësimin e qeverisë shqiptare për progresin e Maqedonisë në projektet për integrimin në Bashkimin Europian dhe anëtarësimin në NATO, duke ritheksuar edhe njëherë mbështetjen e plotë të Shqipërisë për aspiratën e vendit mik e fqinj, Maqedonisë, për anëtarësim në NATO. Më tej, të dy personalitetet diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, në veçanti në fushën e infrastrukturave të rëndësishme për të dy vendet. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha dhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë rikonfirmuan vullnetin e të dy qeverive për përpjekje të përbashkëta, edhe me partnerët evropianë, për të nxitur ecjen përpara të projektit Korridori 8, për të ndërtuar linjën e transmetimit dhe interkonjeksionit elektrik që do të lidhë të dy vendet, për krijimin e pikave të përbashkëta të kontrollit të kufijve dhe atij doganor, si dhe për përditësimin e marrëveshjeve ndërkombëtare midis të dy vendeve për ujërat, ku, si pasojë e ndryshimeve klimaterike, edhe e ngrohjes globale, është kthyer në domosdoshmëri rishikimi i protokolleve të nënshkruara më parë midis të dy vendeve.      Ministri i Jashtëm maqedonas vlerësoi si shumë të rëndësishme punën që po bën qeveria shqiptare për ndërtimin e rrugës së Arbrit, e cila shkurton distancën mes Shkupit dhe Tiranës me 100 kilometra dhe e siguroi Kryeministrin Berisha se qeveria maqedonase po ndërmerr masa për riparimin e rrugës Shkup- Dibër e madhe, për të mundësuar në të ardhmen lehtësimin e shkëmbimeve mes dy vendeve. Të dy personalitetet rikonfirmuan qëndrimin e dy qeverive se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit mbetet një element i rëndësishëm për thellimin e harmonisë, tolerancës dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve në Maqedoni dhe konsolidimin e mëtejshëm të stabilitetit në këtë vend dhe në rajon. Në fund të takimit, të dy palët rikonfirmuan dëshirën për vazhdimin e thellimin e shkëmbimeve dhe kontakteve politike në nivele më të larta, si element shumë i rëndësishëm në nxitjen dhe promovimin e zgjerimit dhe thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve, në të gjitha fushat.

...

 Komente

Maqedonia nuk duhet te ekzistoj si shtet. E shifni car behe atje, vetem 2 milion banore dhe ngaterrojne tere ballkanin. Qeveria shqiptare, e lodhur sic eshte, duhet te insistoje te respektojne te drejtat e shqiptareve dhe te mos perpiqen te mohojne historine e tyre, sic ishte dhe une them qe eshte perseri rasti i enciklopedise maqedonase. Eri USA
Postuar nga Eri ne daten 08-02-2010

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

 
Webmaster LJC-DESIGN   .:|:.   Editor Online: Leonard Quku