AKTUALITET

Berisha starton nesėr nga Elbasani, dialogun me qytetar­ėt

10-03-2010 / Gazeta 55Berisha starton nesėr nga Elbasani, dialogun me qytetar­ėt

Shefi i ekzekutivit lajmëroi në fillim-javë inicimin e një turi takimesh me zgjedhësit, për t’i njohur ata me reformat dhe procesin e integrimit në BE


Kryeministri Sali Berisha starton nesër serinë e tij të takimeve me shqiptarët, për t’i njohur ata me reformat e qeverisë dhe procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Nisma e kryeministrit për të qenë më pranë zgjedhësve dhe ambicieve të tyre, për një platformë adekuate dhe gjithëpërfshirëse sugjerimesh dhe perceptimesh, të cilat mund të jenë një kontribut i rëndësishëm në punën e ekzekutivit në rrugën e gjatë të reformave dhe sigurisht të integrimit të afërt në institucionet e Bashkimit Evropian, vihet në jetë duke filluar nga dita e nesërme. Kreu i qeverisë Berisha, pritet të zhvillojë një takim madhështor me qytetarët e Elbasanit, duke hapur kështu turin e takimeve me zgjedhësit. “Dialogun me qytetarët”, shefi i ekzekutivit e lajmëroi në fillim të kësaj jave, gjatë takimit të përjavshëm me deputetët demokrat­ë. Kryeministri u shpreh se mbetet e një rëndësie të veçantë paraqitja e reformave të qeverisë para tyre, tërheqjen e mendimit dhe sugjerimeve, njohjen e qytetarëve shqiptarë me veprimtarinë intensive të mazhorancës, e cila, siç u shpreh kryeministri, kurrë, në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë, nuk ka qëndruar e ngujuar në kuti. “Tjetër është kutia, tjetër janë reformat, të cilat këto muaj kanë ecur më shpejtë se kurrë, në çdo fushë. Është e domosdoshme të zhvillojmë dialog dhe debat me qytetarët shqiptarë të të gjithë spektrit politik. Është e domosdoshme t’i njohim ata një për një me rezultatet konkrete, me përpjekjet për liberalizimin e vizave dhe suksesin e këtyre rezultateve”, deklaroi pak ditë më parë, Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.

...

 Komente

ne kosovaret themi që prapa kalit te mire qohet pluhur. Ec me vrap e mos u ndal aman se na plasi era e "re" e neokomunistave dhe e punistave ruçian, edvinian dhe gjonian. Suksese salo edhe pse me probleme te shumta nga egocentrizmi politike primitiv. Do ja dalish salo vetem para.
Postuar nga skender ne daten 11-03-2010

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

 
Webmaster LJC-DESIGN   .:|:.   Editor Online: Leonard Quku