OPINION

Tirana, njė kryeqytet i lėnė jetim nga drejtuesit e tij tė arratisur nė kodrat me pisha tė vjedhura

07-02-2010 / Redaksionale

Bashkia Tiranë mbetet jetime në investime. Edi Rama luan me komunitetin e qytetit të Tiranës duke mbjellë 25 pisha përgjatë bulevardit, kurse plani urbanistik i Tiranës as që nuk mendohet t’u dërguar për miratim në KRRTSH. Konflikti i interesit për plani urbanistik i Tiranës aq i madh sa që nuk miratohet për të vetmen arsye se kërkohet të trajtohet kryeqytetin si çiflig i sheikut të Bashkisë, Edi Rama. Mosmiratimi i planit urbanistik i lënë shteg abuzimeve në marrjen e lejeve të ndërtimit.
Keqqeverisja e kryeqytetit ka filluar me dy punësimit të Edi Ramës. Ai është arratisur nga përgjegjësia që ka për qytetit dhe për këtë qytetarët nuk do t’ia falin kësaj radhe. Është e kuptueshme se është e pamundur administrimi i qytetit të Tiranës kur kryebashkiaku i saj e ka mendjen të fitojë pushtetin qendror. Nuk i mjafton të jetë kryebashkiak kërkon me çdo kusht, me çdo mënyrë të jetë kryeministër. Etja e tij për pushtet bën të nënvlerësojë një qytet të tërë, që është në hall në shumë ceshjtje. Ndotja e Tiranës është bërë kritike për frymëmarrjen e pothuajse një milion banorë, që punojnë dhe jetojnë brenda vijës së verdhë.
Shumë herë në këshill bashkiak mungesa e Edi Ramës është stigmatizuar nga këshilltarët e djathtë, madje është akuzuar hapur për abuzim me fondet, me pushtetin, klientelizëm, braktisje të projekteve, mungesë transparence. Administrata e bashkisë Tiranë ka më shumë se 4200 punojës në tërësi, që është një gjakpirëse e taksave të hidhura të qytetarëve. Ndërkaq Tiranës i mungon një transport urban efikas, trafiku i rënduar shkaktohet nga parkingjet e munguara, për ndotja akustike është problem që po tej kalon kufijtë e absurdit dhe lirive personale të qytetarëve. Mirëpo ndotja akustike nuk është asgjë përpara ndotjes toksike, ndotjen e ambientit të Tiranë po e barazon Tiranë me kryeqytetet e ndotjes si Pekinim dhe Kabulit;  grabitja e hapësira publike nga safari i betonizimin pa kufi; gjithçka bëhet një thagmë kur mbledh taksa për gjelbërimin në një kohë që i zhduk nga faqja e dheut lulishtet me ndërtesa që mbijnë do kudo.Komuniteti i Tiranës e ka kuptuar se iku koha e rregullimeve sa për fasade. Makiazhi e pallatet e vjetra u vërtetua të ishte një operacion kamuflimi për tjetërsimin e habitati përreth. Ndërsa komuniteti u soll të gjykonte u me ngjyrat, nga ana tjetër fillonte operacioni i ndërtimit të pallateve gjigante përpara oborrit. Ideja e ngjyrës nuk eshte e Edvinit, por e personave te cilet duhet te gjenin nje mjet i cili t’i bënte operacionit fasadë i hedhjes hi syve të qytetarëve të Tiranes për t’i bërë njerëzit më të pandjeshësm ndaj
ndërtimeve të pallateve dhe karabinave të cilat gjatë qeverisjes së socialistëve për 10 vite kanë pasur kulmin e shkatërrimit të mjedisit urban të kryeqytetit.
Nga intelektualët e Tiranës akuza që i bëhet gjithmonë Edi Ramës është se me projektet për të privatizuar edhe centimetrin e fundit katror që ka mbetur publik është kryesisht një rezultat politikash të ndërtuara nga njerëz që s’kanë vetëm ndjenjën komunitetit.


...

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

 
Webmaster LJC-DESIGN   .:|:.   Editor Online: Leonard Quku