OPINION

Edi Rama po drejton njė politikė tė sekuestrimit tė sė ardhmes europiane

07-02-2010 / Redaksionale

Edi Rama ndoshta është shëruar. Kurse PS është me temperaturë. Nuk këmben më krizën e tij me krizën e Partisë Socialiste, por ia faturon të gjithën Shqipërisë. Panacea për zgjidhjen e krizës është prishja dhe ringritja nga e para e sistemit - sipas modeli të njeriut të ri - për ta bërë “politika e re” e Egoarkut Rama. Ekskursioni më i ri politik që ka nisur projektohet të shpjegojë militantëve të “popullit të Edvinit-opozitar” se përse nuk është më krizë, ka
gjetur mënyrën për t’u rikthyer në parlament me sa më pak dëme imazhi. Po përvijohet të nxjerrin brenda partisë “tradhtare” grupe sabotuese të vijës politike, aksione kundër-revolucionare të frontit të Shqipërisë, që ngjason më shumë me aksion politik të Enver Hoxhës me frontin demokratik. Kur nuk ke vizion apo model politik, vetiu ripërtyp aksione të vjetra politike, i bën fasadën nga fronti nacional-çlirimtar në fron të Shqipërisë. Në armë, në të gjithë partizanët e vjetër të popullit soc-komunist.
Në një nivel shumë të ulët arsyetimi për të arritur këtë foto-finish, kryetari i socialistëve parapërgatit edhe pyetjet e disa gazetarëve të llogores për “krizën”; kurse mediet kritike kundër tij cilësohet, ri-dikulizohen, censurohet duke u bërë të fala pronarëve apo drejtuesve. Sidomos është e pandershme të paragjykohen pyetjet sepse nuk i pëlqejnë. Dhe pyetjeve që i pëlqejë sutakut të Edvinit nuk janë pyetje por pasime, asiste të parapërgatitura. Madje atmosfera ngjason si një talk-show lëvizës që ri-krijon artificialisht me duartrokitje militantësh për përgjigje idioteske, që në të shumtën e rasteve nisen nga një aksiomë e gabuar. Marrin për të qenë manipulimin e votës, kur e vërteta është ndryshëm. Shumë ndryshëm nga pretendimet e opozitës. Partia Socialiste edhe sot e kësaj dite nuk ka paraqitur asnjë fakt, as një dokumentacion, shkresë apo diçka tjetër që të provojë çdo lloj deformimi të votës, në polici apo prokurori. Për të gjyqi është mediatik. Aksioma është tepër banale: të hapet vota se aty fshihet diçka, pra të rinumërohen votat se 20 mijë komisionarë të PS kanë shitur besën e tyre, janë përligjur në vjedhje dhe duhen penalizuar. Kështu duke rinumëruar votat, duke thyer vendimet e gjykatave, institucionet paralizohet përfundimisht në një amulli, derisa të dali e vërteta, që dihet, që Edi Rama ka humbur gjithçka që është e mundur në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2008. Ky është arsyetim qëllimkeq i ekskursioneve “arsyet e protestës” të Edi Ramës, sepse kërkon me çdo kusht, me çdo mënyrë që këtë kauzë të sajuar artificialisht të shpërblehet me përligjet jo vetëm moralisht, por edhe ligjërisht “bojkoti”. Angazhon këdo për të bërë një mega-manipulim televiziv, madje ka rritur deri aty sa të pajisë edhe pseudo-gazetarët që sapo ka dalë nga kafazi i ndryshkur të ripërsëris me komente sesa me pyetje, kështu që nëse dëgjon se “jemi në krizë çfarë do të bëjmë tani në këtë bojkoti të kushtëzuar?”, janë improvizime të kalkuluar. Bojkoti është vetëm “bojkot” sepse është i kushtëzuar nga Edvin Rama e askush tjetër në opozitën shqiptare.

...

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

 
Webmaster LJC-DESIGN   .:|:.   Editor Online: Leonard Quku