OPINION

Degėzimi qorr i autostradės Prishtinė-Merdare, njė hap i gabuar i qeverisė sė Kosovės

08-02-2010 / Nga Gani Tėrshnjaku

Autostrada e kombit nga Durrës-Kukës që pritet të vazhdojë nëpër Kosovë, nëse nuk do të lidhej me korridorin dhe autostradën ndërkombëtare në Bujanovc (Evropë), do të cënonte portin e Durrësit dhe portet e tjera të Shqipërisë, të cilat do të kishin një rëndësi më të vogël në krahasim me portet e Selanikut dhe të Tivarit. Ndryshimi i trasesë së autostradës, i projektuar së fundmi, po perceptohet në Prishtinë si një konspiracion - ndoshta edhe pa vetëdije e i shtyrë nga interesa vetjake - për ta “tradhtuar” perspektivën ekonomike të Rrugës së Kombit

Kosovën sa më parë duhet ta përshkoj autostrada e re, që është një parakusht jo vetëm i zhvillimit ekonomik por edhe për t’u integruar në Evropë. Por, ndërtimi i saj nga Vërmica (Prizreni) nëpër Malishevë e deri në fshatin Besi (afër Prishtinës) do të ishte në kundërshtim me interesat e ardhshme ekonomike të Kosovës dhe Shqipërisë, sepse kjo autostradë nga Durrësi nuk do të lidhej me korridorin ndërkombëtar në Bujanovc (Evropë). Dhe për këtë fakt kjo autoudhë nuk do të ketë vlerë ndërkombëtare, por vetëm vlerë kombëtare, brenda shqiptare. Ilirët e lasht kishin rrugën nga Lezha (Lisus) në Nish (Nissus) që komunikonin me Botën. Lidhja e vendbanimeve shqiptare në Preshevë, Bujanovc do të ishte dhe interes kombëtar, sepse do të lehtësonte komunikimin e tyre me Prishtinën, duke i nxjerrë ata nga izolimi. Një propozim të tillë e kanë dhënë disa analistë dhe politikanë të Kosovës, sikurse Agim Çeku, etj. Devijimi i trasesë së autostradës që do të filloj nga Vërmica (Prizren) dhe që së fundi parashihet të kaloj kah Malisheva për në Prishtinë (jo përtej fshatit Besi) do t’i mundësonte vazhdimin e avantazhit ekonomik të portit detar të Selanikut, i cili do ta kishte edhe më tej monopolin ekonomik në krahasim me portin e Durrësit. Pra kjo rrugë nuk do të ishte funksionale ndërkombëtarisht. 
Sepse traseja e autostradës e projektuar nga Qeveria Thaçi do të arrijë deri në fshatin Besi (Prishtinë) pa pasur mundësi të lidhet me autostradën tjetër ndërkombëtare që kalon kah Nishi, apo Bujanovci në Evropë. Është fakt publik se Serbia në këto rrethana qëllimisht kurrë nuk do ta ndërtojë ndonjë autostradë nga Nishi (korridori evropian) që do të lidhte me Kosovën (mbi 100 km). Sepse Serbia vazhdimisht me të gjitha mjetet është përpjekur dhe po lufton ta izoloj dhe ta bllokoj Kosovën dhe zhvillimin e saj ekonomik, por edhe Shqipërinë.
Sipas mediave, Serbia ka filluar punët për ndërtimin e infrastrukturës dhe autostradës që e lidh Beogradin me Malin e Zi (portin e Tivarit), rrugë kjo me karakter ndërkombëtar dhe evropian. Ky fakt nënkupton se Serbia është e interesuar ta bëjë autostradën e Kosovës rrugë qorre e të izoluar, pa dalje në korridorin ndërkombëtarë, e evropian.
Nëse autostrada e Kosovës nuk do të lidhej me rrugën ndërkombëtare në Bujanovc (Evropë) atëherë do të ruhej Status Quo-ja dhe do të ruheshin interesat ekonomike greke për ruajtjen e monopolit të portit të Selanikut, si port kryesor detar në Ballkan.
Për të shmangur këto disavantazhe fatale parasegjithash ekonomike për shqiptarët dhe për t’ia rritur vlerën ekonomike si të portit të Durrësit ashtu dhe pjesës tjetër të Shqipërisë dhe Kosovës, traseja e autostradës së Kosovës duhet patjetër të filloj nga Vërmica (Prizren) të kaloj nëpër Lipjan, e më pas për në Preshevë dhe në autostradën ndërkombëtare në Bujanovc, në Evropë. Kjo padyshim do të kishte rëndësi reale gjeostrategjike, ekonomike dhe kombëtare për shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Preshevës. Kjo është e vetmja mundësi që autostrada e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë të ketë vlerë ndërkombëtare, e t’i mundësohet perspektiva ekonomike portit të Durrësit, dhe të anashkalohen interesat greke për portin e Selanikut dhe ato Serbe e malazeze për portin e Tivarit (Mal të Zi).
Në vitin 2005 qeveria e atëhershme e Kosovës kishte përgatitur në letër projektin e autostradës që fillonte nga Vërmica (Prizren) dhe kalonte nëpër Lipjan. Ky dizajnim i projektit atëbotë i kishte kushtuar një shumë të madhe parash qeverisë së atëhershme. Dhe që ishte kryer nga një firmë gjermane. E sot për habi Qeveria Thaçi, përkatësisht Fatmir Limaj ministër i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit ka ndryshuar projektin për trasenë e kësaj autostrade, që sipas tij kjo do të ndërtohet nga Vërmica (Prizren), do kaloj nëpër vendlindjen e tij Malishevë dhe do arrijë deri në fshatin Besi (Prishtinë). Autostradë kjo që sipas të gjitha gjasave pritet të mbetet rrugë qorre, e izoluar për nga rëndësia ekonomike ndërkombëtare. Kosovën sa më parë duhet ta përshkoj autostrada e re. Por pa lidhjen e saj me korridorin ndërkombëtar në Bujanovc (për në Evropë), të izoluara ekonomikisht dhe pa qasje infrastrukturore ndërkombëtare do të mbeteshin Kosova, Presheva dhe Shqipëria.

...

 Komente

Asht me u admirue ky artikull dhe artikullshkruesii me kete shkrim asht komb¨tarë dhe ka marr nji mision largpamës me cilsin e njeriut patriot. Nazmi-Berisha-Dyzi Norvegjië 10/02/10
Postuar nga Nazmi Berisha-Dyzi ne daten 09-02-2010

Edhe nje arsye e madhe me shume qe ceshtjet kombetare duhet patjeter te studjohen paraprakisht dhe te zgjidhen-vendosen bashkarisht ne nivel te dy qeverive. Vetem ne kete menyre arrihen standarde zhvillimore te verteta kombetoare. Ashtu si po shkojne disa poqese aktualisht me shume po mbrohen interesa shume te ngushta - lokalizma se sa projekte te verteta dhe vizionare per te ardhmen tone ne rrafshin gjithekombetar.
Postuar nga Kosovari ne daten 09-02-2010

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

 
Webmaster LJC-DESIGN   .:|:.   Editor Online: Leonard Quku