Nga Bernd Debusmann (Reuteurs)
Projekti për mbetjet nukleare përfshin më shumë se 2500 shkencëtarë. Ka kushtuar 10.5 bilionë dollarë midis viteve 1983 dhe 2009 dhe përmban një detyrë mjaft të rrallë për shkencëtarët e të gjitha kohërave: të përcaktohet nëse mbetjet nukleare që përfshijnë një shkretëtirë në Nevada, do të jenë të sigurta për një milionë vitet e ardhshme.
Ky ishte standardi i shtatorit 2008, nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit, i vendosur si kusht për lejimin e mbetjeve nukleare që të magazinoheshin në thellësi të malit Yucca, 95 milje (155 km) nga Las Vegasi, çka për shumë kohë ka qenë çështje e debateve politike.
Modelet e ndërlikuara kompjuterike dhe specialistët u munduan të kuptonin nëse mali i Yuccas do të ishte një vend i përshtatshëm.
Presidenti Barack Obama ka pasur vëmendjen e duhur ndaj kësaj iniciative, nga një studim për parrezikshmërinë e këtyre mbetjeve nukleare prej 1 milionë vjetësh, duke e nënshkruar kështu edhe te buxheti financiar i vitit 2011, që nis në tetor.
Fundi i malit të Yuccas nga shkurtimi i fondeve buxhetore e kundërshton logjikën. Kjo përputhet me mbështetjen e Obamës për fuqinë nukleare të zhvilluar. Më shumë reaktorë bërthamorë do të thotë më shumë humbje dhe mbetje nukleare.
Në shkurt, Obama deklaroi se 8.3 bilionë dollarë do të jepen hua për dy reaktorë nuklearë në Gjeorgji. Kujtojmë këtu edhe shkrirjen nukleare të vitit 1979 në Pensilvani, një aksident që nuk shkaktoi ndonjë fatkeqësi, por u bë një simbol i shpotitjeve për lëvizjen antinukleare. Qytetarët Kundër Shpërdorimeve të Qeverisë, një grup në Uashington, e ka përshkruar malin e braktisur të Yuccas pa gjetur atë që duhej bërë lidhur me mbetjet nukleare e prodhuar prej reaktorëve të rinj (dhe ekzistenciale) si “haptazi e palogjikshme” një “vendim i politizuar dhe dritëshkurtër”.
Grupi ka të drejtë.
Kjo është një çështje e politikave që trumbetojnë zhvillimin e shkencës, ndërkohë që edhe presidenti ka dhënë garanci, gjatë ceremonisë së inaugurimit të tij për ta “kthyer shkencën në vendin e duhur”, në sytë e shumë partizanëve të Obamës, që janë larguar nga administrata e Xhorxh Bush, të akuzuar për “shkencën politike” (shpesh me mirëkuptim).
Mali i Yuccas, që është i lartë 1510 metra, ndodhet në cep të vendndodhjes së madhe nukleare, ndërkohë që varrosja qendrore për mbetjet radioaktive ka krijuar rezerva në 121 vendndodhje të 39 shteteve. Materiali si fillim ishte përmbytur në pellgje uji dhe më pas është izoluar në fuçi betoni dhe çeliku.
Ideja e transportit të tyre në shkretëtirë ka pasur shumë reagime – përveç popullsisë në Nevada, Senatori i të cilës Harry Reid, tashmë kreu i Mazhorancës Demokratike në Senat, ka kryer një fushatë të papajtueshme kundër përdorimit të malit Yucca për këtë qëllim. “Jam krenar që pas dy dekadash lufte për mbetjet nukleare të malit Yucca, projekti më në fund përfundoi”, shkruan Reid në ëebsitin e tij. “Nuk është një vend i sigurt për të rezervuar mbetjet nukleare”. Ky ishte mendimi i tij. Një numër i pakët shkencëtarësh nuk ranë dakord me të.
Një fyerje ndaj inteligjencës?
Gjatë ndalesave në fushatën e tij për presidencën në Nevada, Obama u shpreh kundër shfrytëzimit të malit Yucca për mbetjet nukleare, një pozitë që e ndihmoi atë të “fshikullonte” kundërshtarin e rij, John McCain. Ai e ka quajtur këtë si “një fyerje ndaj inteligjencës”. Reid është gati për zgjedhjet në nëntor dhe pa dyshimin më të vogël do të mbështesë vendimin për malin e Yuccas, si një triumf i këmbënguljes së tij.
Disa republikanë janë të bindur që vendimi i Obamës për mbetjet nukleare është marrë krejtësisht për të mirën e Reid. Nga fundi i shkurtit, Mark Sanford, guvernatori republikan i Karolinës së Jugut, streha për aksionet nukleare, u shpreh se administrata e Obamës ishte “një fitore e lehtë prej 10 bilionë dollarësh investim”.
Të fillosh nga gjithkund?
Ky proces është menduar të nisë nga një komision prej 15 anëtarësh, një mekanizëm jo i përdorur shpesh në Uashington për të nxjerrë në dukje ata që e vonojnë këtë proces.
Komisioni, i rëndë për rrethin e ngushtë dhe relativisht i lehtë për shkencëtarët, ka 2 vjet kohë “për të siguruar rekomandimet për gjetjen e një zgjidhjeje afat-gjatë dhe të sigurt për menaxhimin e lëndëve djegëse nukleare dhe mbetjeve nukleare”. Duke kërkuar për një zgjidhje alternative, vendndodhja e malit Yucca në dukje nuk është pjesë e komisionit”.
Pra, do të nisim nga fillimi? Mbase do të ketë një kthim në shfaqjen e epokës nukleare? Mundësitë nën diskutimet përfshijnë materialet radioaktive në fund të oqeaneve, duke i vendosur në sipërfaqe polare mbi akull.
|  Komente |