Kanuni i neglizhencės

01-09-2008 / Kadri SherifiKanuni i neglizhencės

A mund tė ērrėnjoset gjakmarrja nga mentaliteti shqiptar? Nė gjthė rruzullin tokėsor, shekuj me radhė, gjakmarrja ua ka marrė ose ua ka bėrė tė padurueshme jetėn shumė njerėzve tė pafajshėm: tė afėrmėve tė njė vrasėsi. Gabimisht, ky fenomen ėshtė futur nė kokat e disa shqiptarėve se ėshtė karakteristikė e identitetit tonė duke u referuar nė kanun. Nė fakt, fjala “kanun” vjen nga greqishtja e vjetėr kanōn qė do tė thotė “rregull”, “model”. Nė latinisht kemi shprehjen jus canonicum qė do tė thotė “ligj kanunor”. Duke e hequr nga mendja se ligjet qė nuk i pėrdor mė askush nė botė i pėrkasin kulturės sonė, bėhet pyetja: A mund tė ērrėnjoset gjakmarrja nga mentaliteti shqiptar? Unė mendoj se po. Shumė popuj tjerė e kanė rregulluar kėtė problem nė mėnyrė tė civilizuar. Edhe ne, nė ditėt tona, kemi njė komb tė shkolluar i cili e ka nė dorė fatin e vet. Mirėpo duhen marrė disa masa urgjente profesionale qė nė ndodhjen e fatkeqėsisė. Nuk duhet lejuar ndėrhyrja e nxitėsve tė gjakmarrjes siē janė kanunarėt gjakatarė apo tė hollat dhe tė edukohet rrethi i familjeve fatkeqe nė mėnyrė tė vetėdijshme e bashkėkohore. Sė pari, nė rast vrasjeje nė rrethana tė ndryshme, deklarata e tė afėrmėve tė viktimės pėr gjakmarrje tė konsiderohet si kėrcėnim me vdekje me paramendim. Pastaj, organet kompetente tė marrin masat e nevojshme preventive. Ndėrhyrja e organizatave jokompetente nėn pretekstin e ligjeve paralele kanunore tė dėnohet rreptėsisht. Kėto organizata dhe kėta individė, herėt apo vonė, do tė pėrgjigjen para drejtėsisė kompetente kombėtare ose ndėrkombėtare pėr interpretimin e artikujve famėkėqinj kanunorė. Masat ndėshkimore kundėr pėrēuesve tė (pa)drejtėsisė kanunore janė njė hap drejt ērrėnjosjes sė gjakmarrjes. Pastaj, dhėnia e tė hollave pėr gjak, marrja e tė hollave pėr gjak dhe pėrcjellja e tė hollave pėr gjak nga njėra palė tek tjetra tė konsiderohen si trafik me qenie njerėzore. Tė gjithė ata qė bėjnė njė nga kėto tri gjeste tė akuzohen edhe pėr nxitje tė gjakmarrjes. Tė hollat janė vaj pėr zjarrin. Sipas disa kėrkimeve psikologjike, nėse hiqet ideja e marrjes sė tė hollave nga koka e gjakmarrėsit dhe nėse ai ėshtė i bindur se deklarata e tij pėr gjakmarrje do tė dėnohet si kėrcėnim me vdekje, reflekset dhe sjelljet e tij do tė jenė ndryshe nė momente fatkeqėsie tė humbjes sė njė tė afėrmi. Ideja pėr tė bartur njė vdekje nė vetėdijė gjatė gjithė jetės dhe ballafaqimi me drejtėsinė moderne do tė kenė pėrparėsi nė psikologjinė e tij. Natyrisht, organizatat famėkeqe e gjakatare dhe individėt qė bėjnė drejtėsinė kanunore nuk duhet tė kenė nė asnjė rast pėrfitime monetare sepse kjo gjė i zgjat jetėn fenomenit tė vėllavrasjes. Nė vazhdim, rrethi i tė dy familjeve duhet tė luajė njė rol pozitiv me menēuri dhe qytetėrim bashkėkohor. Kur shohim filma dueli nėmes dy gladiatorėve ku dihet se njėri do tė vritet, mund tė konstatohet se publiku i asaj kohe i shikonte kėto skena dhe argėtohej nė prezencėn e skllavopronarit i cili pėrfitonte nga spektakli. Spektaklet e tilla janė zhdukur sot nė botė siē ėshtė zhdukur gjakmarrja. Nė trojet shqipfolėse, spektatorėt e sotėm tė konfliktit nėmes dy familjeve duhet tė kuptojnė se ato familje janė nė tė njėjtėn situatė fatkeqėsie dhe tė ndihmohen qė tė dyjat. Mediat do tė duhej tė vėnin nė pah gjestet humane tė cilat do tė merreshin si modele. E vėrteta optimiste ėshtė se populli shqiptar nuk e pranon gjakmarrjen si tipar tė identitetit tė vet dhe e ka zėvendėsuar termin qė shpreh kėtė fenomen gjakatar fjalėn me « vėllavrasje ». Por sikur kjo nuk mjafton… Nė pėrfundim, organet shtetėrore nuk mund vazhdojnė tė arsyetojnė moskokėēarjen duke u fshehur pas zakoneve e traditave sepse pakujdesia e tyre nė ketė aspekt po bėhet traditė. Tashmė mund ta quajmė rregullin e tyre me dy fjalė tė huazuara: Kanuni i neglizhencės. Organet kompetente duhet tė marrin tė gjitha pėrgjegjėsitė pėr mbrojtjen e atyre qė nuk kanė bėrė krim duke pasur parasyh se tė afėrmit e vrasėsit nuk janė vrasės. Nuk duhet tė fajėsohen tė pafajshmit siē ndodhte nė komunizėm. Nuk ėshtė vėshtire tė kuptohet se askush nuk ka mundėsi as tė drejtė t’i kontrollojė sjelljet e vėllaut apo ato tė kushėririt. Kushtetuta e Shqipėrisė dhe ajo e Kosovės u grantojnė qytetarėve lėvizjen e lirė. Disa pėrgjigje nga ana e pushtetarėve janė tė nevosjshme: Sa gjakmarje duhet tė ndodhin nė njė zonė tė caktuar nė vit qė shefi i policisė dhe kryetari i komunės tė japin dorėheqje? Sa gjakmarrje duhet tė ndodhin nė shtet qė tė detyrojnė qeverinė tė japė dorėheqje, siē do tė ndodhte nė vende tjera? Nė pritje tė zgjimit tė vetėdijes e gjithashtu tė zgjimit nga gjumi tė politikanėve dhe ligjvėnėsve tanė, tė shpresojmė se do tė dalė njė bir apo bijė nga gjiri i kėtij populli, si Anton Ēeta, e tė rregullojė tė gjitha konfliktet e tanishme me mirėkuptim dhe paqė … pa u referuar nė asnjė ligj kanunor tė pandershėm apo bolshevik. E nėse na humbet busulla pa u referuar nė tė kaluarėn, mund ta kujtojmė thėnjen “V’llau v’llaun nuk e vret”. Mė duket se kjo shprehje ka moshė, sikur vjen nga njėfarė…Gjergj Kastrioti Skėnderbeu... ...

 Komente

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in D:\Hosting\3787729\html\gazeta55\komentet.php on line 47

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

 
Webmaster LJC-DESIGN   .:|:.   Editor Online: Leonard Quku