Kafshët shtëpiake të Shtëpisë së Bardhë

Saturday, 29 December 2018 19:39

Quheshin Millie, Socks apo Bo, kafshët shtëpiake presidenciale kanë qënë të pranishme në Shtëpinë e Bardhë për më shumë se një shekull. Por tradita është thyer nga Presidenti Donald Trump. Le t’i hedhim një vështrim rolit që kanë luajtur këto qënie të pafajshme në Shtëpinë e Bardhë, veçanërisht gjatë sezonit të festave.

Për shumë vite, Bo solli hare festive në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës Obama.

Ashtu si Barney – i familjes Bush.

Këtë vit, Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump dërguan mesazhet e Krishlindjes..., pa një kafshë shtëpiake, ndryshe nga familje të tjera të mëparshme presidenciale.

“Barney dhe Miss Beazley, më pëlqen që jeni vërtetë të ngazëllyer nga festat", uronte atëherë ish-Zonja e Parë, Laura Bush.

Gjatë viteve, kafshët shtëpiake kanë shërbyer si miqë të banorëve të Shtëpisë së Bardhë, duke luajtur gjithashtu një rol të veçantë.

"Në njëfarë mënyre, ato i bëjnë më të afërt me amerikanët. Ju e dini, shumë amerikanë kanë qen dhe mace. Dhe në njëfarë mënyre, mendoj se kjo gjë e zbut pak imazhin e tyre dhe i tregon ata përtej rolit të tyre, si drejtues të vendit", thotë Matthew Costello, historian i Shtëpisë së Bardhë.

Barney, qeni i Presidentit George W. Bush shpesh i përmirësonte humorin atij në Shtëpinë e Bardhë.

"Ishte një javë e vështirë për Barneyn. Ai thuhet se ka qenë konkurrenti kryesor për postin e sekretarit të Shtetit, Prokurorit të Përgjithshëm dhe sekretarit të Arsimit. Por Barney ende nuk e ka vendosur ", thuhej në një video gazmore të Shtëpisë së Bardhë, në vitin 2005.

“Barney, e di që dëshiron të jesh në kabinetin tim. Por tashmë të kam dhënë një detyrë të rëndësishme. Detyra jote është të kujdesesh për Miss Beazley-n”, i thoshte qenit të tij Presidenti George W. Bush.

Kafshët e tjera shtëpiake përfshijnë Socks, macja e Presidentit Bill Clinton; Macaroni, kali i vogël i vajzës së Presidentit John F. Kennedy, dhe Checkers, qeni i Presidentit Richard Nixon. Si kandidat për nënpresident në vitin 1952, Nixon u akuzua se kishte pranuar dhurata në mënyrë të paligjshme. Për të pastruar emrin e tij Nixoni dha hollësi për pasurinë e tij, përfshi qenin Checkers, që ja kishin bërë dhuratë:

“Dua të të them tani se pavarësisht se çfarë thuhet, ne do të të mbajmë”.

Ishte edhe një kafshë tjetër, një rakun me emrin Rebecca, që ishte çuar në Shtëpinë e Bardhë për t’u gatuar në vitin 1926 për Ditën e Falenderimeve, por Presidenti Calvin Coolidge vendosi ta mbante si kafshë shtëpiake.

Por cila ishte kafsha shtëpiake më e famshme presidenciale?

“Po të marrin në konsideratë kohën, mendoj se ishte Laddie Boy, qeni i Presidentit Warren G. Harding. Ai ishte vërtetë si të thuash qeni i parë. Ai mori pjesë në festimet e Pashkëve. Kishte karrigen e vet në Shtëpinë e Bardhë në takimet presidenciale. Ishte një sensacion për median në fillimin e viteve 1920”, thotë historian Matthew Costello.

Laddie Boy vendosi standardin e kafshëve shtëpiake që shërbejnë për t’i bërë më popullorë presidentët, më të pëlqyeshëm ashtu si gjithë të tjerët./VOA

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Show-biz

“Je më e ngrohtë se dielli”/ Olta Gixhari “ndez” rrjetin, fansat e “mbysin” me komente

emperaturat e nxehta kanë bërë që plazhet dhe pishinat të jenë plot që në muajin qershor. Gjithashtu edhe vip-at shqiptarë kanë provokuar fansat me fotot e tyre me bikini. Një prej tyre...

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Politikë

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Ish-kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Sejdi Peka ka ndërrua jetë ditën e sotme. Lajmin të ditur e ka bërë të ditur...

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Globi

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Tensioni po arrin kulmin e tij në Etopi. Vendi afrikan me më shumë se 100 milion banorë po përjeton disa nga ditët më të vështira të viteve të fundit, me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!