Zgjidh një flutur dhe zbulo anën tënde të fshehtë

Diel, 10 Mars 2019 14:01

Fluturat simbolizojnë lirinë dhe bukurinë që mund të ketë dikush. Janë të gjitha të ndryshme dhe njëkohëissht të bukura. Shumë artistë përdorin fluturat në veprat e tyre, si burim frymëzimi, apo si temë kryesore.

Fluturat simbolizojnë ndryshimin, metamorfozën dhe bukurinë që buron në kohë. Dhe ti do thuash: si mundet një flutur të reflekotjë në personalitetitn tim?

Do e gjesh përgjigjen duke zgjidhur testin e fluturës. Zgjidh një dhe lexo çfarë shkruhet më poshtë:

1.Ndjeshmëri dhe ndershmëri

Kjo flutur e bukur na thotë se je njeri i ndershëm dhe romantik. Mëshira për të tjerët rrjedh tek tu, ndihmon njerëzit që nuk i njeh, sepse je njeri i ndjeshëm dhe e vendos veten gjithmonë në vend të tjetrit. Shqetësohesh aq shumë për të tjerët saqë mund të harrosh veten dhe ndjenjat e tua.

Të ndihmosh të tjerët të gëzon. Kij parasysh edhe problemet e tua, sepse janë shumë të rëndësishme dhe fillimisht duhet të ndihmosh veten. Për të ndihmuar të tjerët, fillimisht duhet të jemi mirë vetë emocionalisht.

2. Je njeri paqësor

Kjo flutur përfaqëson paqen dhe harmoninë. Je njeri i qetë dhe realist. Je i/e ekuilibruar dhe kërkon  të jesh kështu në të gjitha aspektet: si në jetën personale, edhe atë profesionale. Kjo do të thotë se mbajtja e ekuilibrit është çelësi i lumturisë tënde. Dobësia që ke, është se mund të të kapë paniku shumë lehtë përballë situatave stresuese apo jo të volitshme. Preferon të largohesh dhe të fshehësh ndjenjat e tua, derisa të përballesh me problemet.

3. Krijimtaria është emri yt i dytë

Je njeri shumë krijues dhe e sheh bukurinë në çdo gjë që të rrethon. Je shumë analizues/e, edhe kur nuk është nevoja. Inspirohesh në analizimin e gjërave, formave, pasi kjo është mënyra se si ti e kupton jetën. Ti e përdor shumë edhe logjikën dhe kjo të ndihmon shumë, sepse njerëzit e tjerë të shohin si njeri shumë të pjekur. Në vendin e punës të pëlqen gjithçka. Ky është një disavantazh, sepse mund të krijosh vareësi nga puna, por nuk është diçka që të lë pa gjumë, sepse ti e dashuron atë që bën. Gjërat e vogla në jetë të japin gëzim dhe duan të thonë shumë për ty.

4. Ambicie e mirë

Njerëzit rreth teje të përshkruajnë si njeri të suksesshëm.  Kjo nuk do të thotë se do bëhesh milioner/e, por se je njeri i organizuar që i arrin objektivat e tua. Nuk je dembel/e, të pëlqen të jesh aktiv/e, të punosh. Je njeri i sigurt, por edhe ke frikë të dështosh. Dështimi është frika jote dhe sigurohesh gjithmonë se askush dhe asgjë nuk do të të ndalojë të arrish objektivat e tua. Ndonjëherë ke dëshirën të arrish t’i lësh mënjanë retë e jetës private, por gjëja më e mirë është se arrin të ndërgjegjësohesh dhe shkon të ndash me ata që do sukseset e tua.

5. Je njeri entuziast

Karakterizohesh nga gëzimi dhe entuziasmi. Je gjithnjë i/e lumtur dhe i bën gjërat me gëzim. Përpiqesh të kërkosh anën pozitive edhe kur të ndodhin gjëra të shëmtuara. Nuk të pëlqen mërzia dhe kërkon të bësh të pamundurën për të mos rënë ‘pre’’ e saj. Bën shumë gjëra njëkohësisht, gjë që e bën të vështirë arritjen e objektivave që ke. Nuk arrin atë që do sepse nuk respekton limitin kohor të objektivave të tua. Gjëja më e mirë e gjithçkaje është se entuziazmi yt do të të ndihmojë të insistosh për të arritur objektivat e tua.

6. Je njeri i qartë dhe me logjikë

Nëse ke zgjedhur këtë flutur të bukur, do të thotë se je njeri shumë i qartë dhe me logjikë të fortë kur i thua gjërat. Për këtë karakteristikë, njerëzit rreth teje duan të të rrinë afër, kanë nevojë për këshillën tënde, duke qenë se je i/e sinqertë dhe nuk fsheh asgjë dhe i thua gjërat ashtu siç janë në të vërtetë. Je njeri, mbi të gjitha, me moral. Kërkon gjithmonë të bësh atë që duhet dhe të kesh ndërgjegjen e pastër. Kjo është ajo ç’ka i jep vlerë jetës dhe jo të gjithë e kanë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gjendet i vdekur 48-vjeçari shqiptar në Greqi, dyshime për vrasje

Aktualitet

Gjendet i vdekur 48-vjeçari shqiptar në Greqi, dyshime për vrasje

Një 48-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në kanalin e Korinthit. Trupi i shqiptarit u gjet nga një anije turistike ditën e djeshme. Shqiptari u transferua në spitalin e Korinthit ku...

Cantat e femrave pranverë 2019, kthehen në formë kove

Lifestyle

Cantat e femrave pranverë 2019, kthehen në formë kove

Nëse i keni lënë mënjanë, është momenti për ti nxjerrë jashtë nga dollapi. Nëse nuk i keni në garderobën tuaj, mund të jetë një mënyrë e mirë për të blerë...

Ironia e Dylgjerit: Rama vrau demokracinë dhe i bleu gruas gjithë Shqipërinë

Aktualitet

Ironia e Dylgjerit: Rama vrau demokracinë dhe i bleu gruas gjithë Shqipërinë

Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook ku ironizon ashpër kreun e qeverisë Rama i cili sipas tij ka vrarë demokracinë e Shqipërisë. Ai...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!