Një përshëndetje për Samitin e Londrës!

E mërkurë, 11 July 2018 14:02

Dje dhe pardje, me ftese te qeverise britanike, u mbajt ne Londer ne kuadrin e Procesit te Berlinit, Samiti i perfaqesuesve te vendeve te Ballkanit Perendimor, ne te cilen moren pjese perveç kryeministres se Britanise se Madhe, Thereza May, edhe Kancelarja e Gjermanise Anxhela Merkel dhe disa udheheqes te tjere te vendeve te BE.

Samiti u mblodh ne nje periudhe problematike per qeverine e Madherise se Saj por kjo mendoj se nuk pengoi suksesin e tij.

Se pari, qeveria e Britanise se Madhe percaktoi si objektiv kryesor te bashkepunimit te saj me keto vende ne kuadrin e ketij procesi:

- Ndihmen e saj per te luftuar trafiqet dhe krimin e organizuar, duke vendosur keshtu gishtin direkt ne problemin me madhor dhe me percaktues per te ardhmen e ketyre popujve; krimin e organizuar te lidhur me pushtetin, drogen dhe trafiqet e tjera kriminale. Ne kete kontekst kryeministrja e Britanise se Madhe njoftoi se qeveria e saj do te

- dyfishoje fondet, pra nga 40 ne 80 milione dollare ndihma per luften e krimit dhe trafiqeve kriminale per vendet e Ballkanit Perendimor.

Dhe se fundi, me rendesi shume te madhe, vendimi i perbashket i Britanise se Madhe, Austrise dhe Norvegjise per te ngritur dhe financuar

- Observatorin Balkanik te Krimit te Organizuar!

Shqiperia mjerisht ne Samit perfaqesohej ne Noriega i Europes, siç e ka cilesuar i pari Ramen vete shtypi britanik sepse shnderroi Shqiperine ne Kanabistan dhe ndertoi narkoshtetin e pare ne Kontinent. Por jo vetem kaq, por ne Londer Noriegen e shoqeronte Fatzi Xhafa me lidhje te forta me vrasje dhe trafiqe. Po rikujtoj ketu se vellai i tij Agroni/Geroni vuan denimin ne Itali si trafikant nderkombetar droge kurse shoferi i tij u ekzekutua me 7 plumba me armen e shoqeruesit te tij ne garazhin e ministrit ne Garden e Republikes.

Noriega, per te larguar sadopak vemendjen nga lidhjet e tij dhe ministrave te tij me krimin, shkelmoi protokollin zyrtar dhe shkoi ne foton familjare me atlete. Protokolli britanik kesaj rradhe nuk e pengoi por menjehere e gjuajti dhe e poshteroi me armen me te tmerrshme, me fine dhe te pameshire, talljen angleze! Gjigandi televiziv publik me i madh i botes, BBC i leshoi ne Tëitterin e tij nje spot televiziv talles dhe poshterues psikopatit, siç i takonte, dhe per kete ai meriton nje falenderim te perzemert besoj nga çdo shqiptar qe ka fatkeqesine e madhe te perfaqesohet ne nivelet me te larta nga nje i semure psiqik! sb

Modifikuar më E Enjte, 12 July 2018 14:27

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Trump deklasifikon dokumente të hetimit për ndërhyrjet ruse në zgjedhje

Globi

Trump deklasifikon dokumente të hetimit për ndërhyrjet ruse në zgjedhje

Presidenti Donald Trump urdhëroi Departamentin e Drejtësisë që të deklasifikojë një sërë dokumentesh që lidhen me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se...

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Politikë

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Shpëtim Idrizi, në një intervistë në Top Show, sqaroi pse PDIU-ja vendosi që të kalojë në opozitë. Por, përpara se të zbulonte pse u largua, Idrizi rikujtoi arsyen pse u bashkua...

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Aktualitet

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur shumë letra nga persona që vuajnë dënimin në burgun e Fierit apo familjarë të tyre.Ata ankohen për sjellje të padenja nga ana e...