Tradhti e lartë ndaj Shqipërisë!

E Enjte, 12 July 2018 14:34

Nga Ylli Manjani

Me ç’më panë sytë, harta e kufirit detar që Greqia dhe Qeveria jonë kanë rënë dakord është tradhti e pastër ndaj Shqipërisë!!!

Ai që mban fjalime me Esadistë është në fakt Krye-Tradhtari i Shqipërisë! Më vjen keq, nuk do ta besoja po të ma thoshin, që Ditmir Bushati ka rënë në këtë pellg zhuli!!!

Ajo hartë e zezë po i imponohet grupit negociator, i cili duhet thënë se drejtohet nga pro grekë, por jo të gjithë janë ashtu!

Po të krahasosh hartën që duan të bien dakord këta me kërkesat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe, me ndarjen e vitit 2009, është keq dhe me keq!

Nuk është më vetëm çështje e zonës ekonomike, paralizohet edhe transporti detar dhe përfitimet e Shqipërisë në të!

Tradhtarët e vendosin kufirin fiks në kulimin e gjirit të Sarandës dhe propozojnë të ndajmë barabar detin e hapur!

O zot, është momenti të thuash edhe ti fjalën tënde!!! Qeveria jonë, e pa mandatuar nga Presidenti i Republikës kërkon të bjerë dakort me SHKËMBIM TERRITORI!!!

Të gjitha nenet e Kodit Penal e dënojnë këtë poshtërsi, me KALBJE NË BURG!!! Kjo nuk është më çështje kulturore, por çështje tërësie territoriale e shtetit tonë të përbashkët!!!

Modifikuar më E Enjte, 12 July 2018 18:12

4 komente

  • Përgjigju Martin

    Z ..Manjani.
    Shpresoj se ka trima dhe djem te afte dhe profesionale.Nje nga keto burra qe guxoni ti demaskoni keto tradhetare jeni ju pa dyshim.
    Besoj ne forcen e ligjit. Juriste te afte dhe te pa korruptuar kane vene me shpatulla per muri shume udheheqes shtetesh. Kane rrezuar presidente dhe qeveri. Eshte koha te bashkojme forcat te shkaterrojme kete klike tradhetaresh te droguar qe kane humbur te gjitha ndjenjat. Rrofte populli shqipetare.
    Rrofdhin djemt patriote shqipetare.martini

    Premte, 13 July 2018 18:00 komentuar nga Martin
  • Përgjigju Fatmir

    Z. Manjani
    Shumica jone, ne jemi njerez pa influence, por duke ju mbeshtetur Juve, shpresojme qe tu japim force. Ne fatkeqesi te tille kombetare, indiferenca e popullit tone nuk duhet interprentuar si mungese patriotizmi. Populli nuk zoteron ndonje mjet propangandistik, porse Ju, edhe gjykatesit e ndershem te ketij populli, jeni e vetmja zgjithje paqedore per ti cuar në burg tradhetaret.

    Premte, 13 July 2018 02:32 komentuar nga Fatmir
  • Përgjigju Martin

    Z Manjani.
    Rama me shoke gabojne qe smendojne se jane administrator dhe jo pronare te shqiperise. Dhe nje dite do japin llogari para ligjit. Te lutem krijo nje komitet bipartizan juristesh dge ekspertesh dhe shkaterro ket kryeminister qe na degjenetoi dhe shjaterroi vendin. Tani dhe don ta fali si te ishte mall i vete. Ju ftoh te qendrini i forte dhe luftoni kete mallkim te kombit qe quhet RAMA ME BUSHAT DHE SHOKE. respekte

    E Enjte, 12 July 2018 18:13 komentuar nga Martin
  • Përgjigju Martin

    Z Manjani.
    Te falenderoj nga zemra per shkrimet dhe vazhdimsine ne wendrimin tuaj. Ju sugjeroj te krijoni nje grup juristesh dhe ekspertesh dhe tu hidhni ne gjyq keto tradhetare ye felliqur. Kam besim ne profesionalizmin dhe payriotizmin tend

    E Enjte, 12 July 2018 18:05 komentuar nga Martin

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Trump deklasifikon dokumente të hetimit për ndërhyrjet ruse në zgjedhje

Globi

Trump deklasifikon dokumente të hetimit për ndërhyrjet ruse në zgjedhje

Presidenti Donald Trump urdhëroi Departamentin e Drejtësisë që të deklasifikojë një sërë dokumentesh që lidhen me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se...

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Politikë

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Shpëtim Idrizi, në një intervistë në Top Show, sqaroi pse PDIU-ja vendosi që të kalojë në opozitë. Por, përpara se të zbulonte pse u largua, Idrizi rikujtoi arsyen pse u bashkua...

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Aktualitet

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur shumë letra nga persona që vuajnë dënimin në burgun e Fierit apo familjarë të tyre.Ata ankohen për sjellje të padenja nga ana e...