Serbia bombardon në kohë paqe

E mërkurë, 08 August 2018 19:28

Beogradi synon zhbërjen e rezultatit të luftës së NATO-s

Nga Qemal SAKAJEVA/

Po ndodh çfarë nuk është besuar: Serbia bombardon Kosovën në kohë paqe, për të arritur përfundime që nuk mundi me luftën e nxehtë.

Atë fund  marsi të vitit 1999, NATO nisi bombardimin e Jugosllavisë (Serbisë) dhe rezultati i luftës ishte çlirimi i Kosovës, në kufijtë e saj  si njësi administrative e  Federatës së Jugosllavisë. Për të mbërritur te  çlirimi u deshën 78 ditë luftë.

Në fund korrik të vitit 2018 është Serbia që ka nisur bombardimin e Kosovës me të gjithë arsenalin e luftës së ftohtë. Ajo nuk synon pushtimin e Kosovës - se nuk mundet -  por këmbëngul të zhbëjë rezultatin e bombardimeve të NATO-s, të drejtuara nga SHBA, si dhe luftën e shqiptarëve.

NATO llogariste me përpikmëri goditjet në pikat më nevralgjike - ushtarake dhe civile - për të detyruar dorëzimin e Serbisë me “luftë njerëzore”, por  pa ia vrarë popullin.

Serbia po bombardon në pikat më nevralgjike të Kosovës  për t’i vrarë shqiptarët: duke u përpjekur t’ia coptojë territorin, interpretuar nëpërmjet termash  si “korrigjim i kufijve”, dhe askush nuk shpjegon se në ç’zyra u projektua dhe formulua, madje e shqiptuar edhe me gojën e presidentit Hashim  Thaçi; synon ndarjen e Kosovës sipas termave të vjetër,  deri te më të fundit, të Qosiç e Vuçiç, ndërsa territore të saj gjenden nën Serbi, përtej kufijve të sotëm të Kosovës; nëpërmjet rrëmbimit të pasurive jetike - territor e pushtet -  me manastire, kisha dhe Bashkësinë e Komunave Serbe, si dhe ujëra e miniera.

Këto sulme difuze prej nga vijnë,  janë përqëndruar  mbi Kosovën siç  pasqyra konkave mbledh rrezet për të ndezur flakën. Habia është çnjerëzore: Politikanët flasin e bërtasin gjithandej si tellallët e dikurshëm në pazar, ndërsa populli i hutuar është lënë menjanë e në terr informativ. Beogradi kundron pamjen të cilën e zhvillon vetë dhe bën sikur Serbia është viktima. Zëdhënësja e  Bashkimit Europian bëri një deklarim në media që nuk ishte “as qumësht as kos”. Ambasadori amerikan në Beograd tha  formulën: politika e SHBA ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar. Rusia luan filma politikë në Ballkan dhe  xhiron  filma artistikë të shtrenjtë kundër Kosovës. Politikanë të vendeve të rajonit mërmërisin nga pozicionet e pafuqisë së tyre. Fjala luftë e nxehtë del nga gojë zyrtarësh të niveleve te mesme sikur nuk është kushedi se çfarë. Dhe kryesore qënka që të arrihet një marrëveshje përfundimtare Serbi- Kosovë, për ndryshe  as për Beogradin e as për Prishtinën s’ka integrim në BE. Por Kosovës, më e para dhe mbi të gjitha i duhet  ekzistenca e popullit të vet, mbrojtja pa u cenuar e territorit, zotërimi i pasurive brenda kufijve të shtetit të pavarur më 17 shkurt 2018, dhe pastaj, në bazë të këtyre, le të vijë dhe marrëveshja.

Kur në SHBA e madhe, lajmet e rreme janë sulmuar si trazuese  të jashtëzakonshme, madje edhe me fuqi përcaktuese për mjaft zhvillime e dëmtuese, lajmet e vërteta dhe lajmet e rreme në Kosovë paraqiten ndryshe: ato janë përzjerë bashkë  dhe në popullin shqiptar  kanë krijuar hutim e psikozë të luftës së nxehtë, si ajo kur duhej përballuar Millosheviçi. Aso kohe politika, e shteteve vendimamërrëse dhe NATO-s, qe e qartë duke u vendosur në anën e duhur dhe e mbrojti Kosovën për të çliruar popullin dhe territorin jetik të saj.

Politika e kryeqyteteve të rëndësishme, tani që Serbia bombardon në mënyrë tjetër nga ajo e NATO-s, është e përgjumur, e papërcaktuar, me deklarime që zhgënjejnë shqiptarët dhe trimërojnë Serbinë.

Serbia e di se nuk e pushton dot Kosovën. Por ka synim  të marrë një rezultat revansh ndaj  vendeve perëndimore: “Shtetin e NATO-s”, siç ua ka thënë atyre në sy e në mënyrë të përsëritur, t’ua vërtetojë si “ Gjoja shtet”, siç ua ka cilësuar gjithashtu në sy dhe po ndërmerr sfidën.

Ndërkombëtarët nuk kanë nevojë të mendohen gjatë për të ditur cili është problemi.

Problem  ka qenë, është dhe do të jetë Serbia.

Nuk është, nuk ka qenë e nuk do të jetë Kosova.

Fatkeqësisht, Serbinë me Rusinë pas, nuk e ndalon dot BE.

Vetëm Uashingtoni e struk Serbinë me një fjalë të vetme.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Fotoja që kemi humbur nga dasma mbretërore duket sikur është shkëputur nga ndonjë përrallë

Show-biz

Fotoja që kemi humbur nga dasma mbretërore duket sikur është shkëputur nga ndonjë përrallë

Një ndër traditat e familjes mbretërore në periudhën e fundvitit është kartolina e Krishtlindjeve.Duka dhe Dukesha e Kembrixhit publikuan kartolinën, e cila ishte një foto e adhurueshme e familjes, që...

Hemodinamika në Shkodër humb mjekun e njohur, largohet Luan Dragusha

Aktualitet

Hemodinamika në Shkodër humb mjekun e njohur, largohet Luan Dragusha

La SHBA, për të punuar në Shqipëri, por spitali i Shkodrës duket se nuk do e ketë më në ekip, profesor Luan Dragushën. Në profilin e tij në facebook, Dragusha ka...

Shqiptarët konsumojnë 3 herë më pak se evropianët

Aktualitet

Shqiptarët konsumojnë 3 herë më pak se evropianët

Konsumi për frymë i shqiptarëve në raport me evropianët bëjnë që të vijojmë qëndresën në vendin e fundit. Kështu, konsumi mesatar për frymë i shqiptarëve është sa 39% e një europiani...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!