Rama dhe Mamaqi, dy palaço që nuk e plotësuan njëri-tjetrin  

Diel, 06 Janar 2019 09:29

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Xing me Ermalin” ishte i ftuar kryeministri Edi Rama. Shakatori Edi Rama e urdhëroi shakatorin Ermal Mamaqi që të thoshte se emisioni ishte Live dhe ky i fundit u bind menjëherë.

Që prej daljes së promos së emisionit të Ermal Mamaqit, ku lajmërohej prezenca e Edi Ramës në studio, pati reagime të shumta, që e konsideruan këtë emision, një shpëlarje për kryeministrin dhe një tentativë për ta ndihmuar atë në këto ditë të vështira mes aferave dhe protestave.

Në fakt, ky perceptim u vërtetua mbrëmjen e sotme, kur Rama u shfaq në emision duke prodhuar një alibi se oxhaku 18 mijë euro që u shfaq në ekranet e shqiptarëve, nuk është në fakt i tij por i një miku të kryeministrit.

Por, alibia e oxhakut nuk ishte tentativa e vetme për të shpëlarë Ramën në këtë intervistë. Ajo që sot i duhet më së shumti kryeministrit Edi Rama, është të shpallet i varfër. Që prej ditës kur një student protestues i përmendi atij vilën me katër godina në Surrel, për kryeministrin duket se nuk ka patur paqe.

Për t’i treguar publikut se Rama nuk është një kryeministër që jeton mes luksit të shfrenuar, në emision e Mamaqit, u shfaq një fotografi e një dhome të vogël, të rrëmujshme, dhe të pandriçuar, që të jepte përshtypjen se aty jetonte një njeri me të ardhura mjaft minimale. Sipas Kryeministrit, kjo dhomë modeste, ishte më e madhja në vilën e tij me katër godina në Surrel.

Në emision u shfaq gjithashtu një sipërfaqje ku kishin zënë vend disa vegla pune të kopshtarëve apo punëtorëve që kryejnë punime në shtëpinë e kryeministrit. Për këtë të fundit, Rama deklaroi se pas largimit nga pushteti, do ta përdorë për të bërë art.

Por, a mundet Ermal Mamaqi ta shpëtojë Edi Ramën duke e shpallur atë të varfër në sytë e publikut? Gjasat janë që jo dhe sigurisht ky nuk është faji i Ermal Mamaqit. Ai e ka bërë më së mirë detyrën që i është caktuar. Por, propagandës së Edi Ramës, ka nisur t’i dalë boja me shpejtësi. Ashtu si në rastin e inskenimit të turpshëm të një “dialogu” me studentët në studion e Alban Dudushit, që më pas rezultuan Freshistë, edhe tentative për ta pastruar kryeministrin dhe për ta shaplluar atë të varfër, duket se është një mision i pamundur.

Shakatori Edi Rama, bëri një qasje me diktatorin Enver Hoxha, sa i përket Erion Veliajt, por edhe në këtë aspekt Edi Rama nuk mund të ketë asnjë krahasim me Enver Hoxhës. Diktatori dilte në televizion një herë në tre apo katër vjet, ndërsa shakatori Edi Rama, ka mbirë në çdo studio televizive nga mëngjesi në mbrëmje.

Por ky emision pati një vlerë, përballë Ermal Mamaqit, Edi Rama u përpoq të dukej serioz, duke i dhënë popullit shqiptar 5 këshilla se si duhet jetuar jeta. /TPZ.al.

Modifikuar më Diel, 06 Janar 2019 14:58

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ngjarja në shkollen e Durrësit, Albana Vokshi: Shteti në duart e kriminelëve, ngjarja u mbajt e fshehtë për dy javë

Aktualitet

Ngjarja në shkollen e Durrësit, Albana Vokshi: Shteti në duart e kriminelëve, ngjarja u mbajt e fshehtë për dy javë

Si ish deputete për dy mandate në këtë zonë, Albana Vokshi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, shpreh habinë se, si mundet shteti të fshehë një ngjarje kaq...

Politikë

Dorëheqja e Haradinajt, Noka: Tregoi që është burrë shteti. Rama burrec pushteti

Pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për të dhënë dorëheqjen e parevokueshme pas thirrjes që i është bërë nga Gjykata Speciale, reagon edhe ish deputeti i PD, Flamur...

TIRANË/ I moshuari kryen veprime të turpshme para dy minoreneve

Aktualitet

TIRANË/ I moshuari kryen veprime të turpshme para dy minoreneve

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, kanë ndaluar 73-vjeçarin L.S me banim në Vlorë, për veprat penale ” Vepra të turpshme” dhe “Ngacmim seksual” Ndalimi i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!