Salvini: Kjo BE ka dështuar

Premte, 11 Janar 2019 09:45

Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, u zotua të revolucionojë Bashkimin Europian, duke paralajmëruar ashpër Brukselin, me pretendimin se euroskeptikët e vërtetë të Europës janë ata që qeverisin bllokun në këtë moment.

Duke folur për “RTL Radio”, zëvendëskryeministri italian argumentoi se Italia është motor i Rilindjes europiane dhe u zotua se do ta kthejë BE-në në misionin e saj fillestar. Sipas britanikes “Express”, Salvini tha se udhëheqësit e BE-së nuk kanë arritur të garantojnë punësim të plotë dhe mirëqenie ekonomike, duke shkelur angazhimin e tyre ndaj Traktatit të Mastrihtit.

“Jam i lumtur sepse Italia është motori i Rilindjes europiane. Dhe nëse arrijmë të japim atë që kemi përcaktuar, ne do të provojmë se armiqtë e Europës, euroskeptikët e vërtetë, janë ata që kanë qeverisur keq shumë vite në Europë. Europa duhet të rizbulojë vizionin e saj origjinal, misionin e saj fillestar për të bërë më pak gjëra dhe t’i bëjë ato mirë, duke garantuar punësim të plotë, siç është përcaktuar në Traktatin e Mastrihtit, duke garantuar mirëqenien ekonomike dhe sociale të popullit europian”, tha Salvini.

Ai shtoi se “do të sfidoj këdo që është duke dëgjuar tani, nga ata që më duan ose jo, të më thonë se kjo burokraci europiane po garanton mirëqenien ekonomike dhe sociale dhe punësimin e plotë. Ne jemi duke punuar për një Europë që shikon përpara, që është më e lirë dhe më respektuese për realitetet kombëtare individuale”.

Salvini, udhëheqës i partisë së skajit të djathtë, “Lega” në Itali, u zotua të formojë një aleancë të re të partive të krahut të djathtë populist të udhëhequr nga “Lega Nord” në Parlamentin Europian, përpara zgjedhjeve të majit 2019.

Sipas mediave italiane, zëvendëskryeministri mori mbështetje të gjerë kur fliste për Brukselin dhe dëshirën e tij për të krijuar një aleancë ndërshtetërore të partive populiste në zemër të komunitetit europian. “Ne do të japim gjakun tonë për një komunitet të ri europian. Ne po bëjmë gjithçka për ta bërë Italinë të madhe përsëri”, tha Salvini. Qarqet diplomatike të Brukselit frikësohen se Europa mund të “ndryshojë për keq” për shkak të strukturave të reja të pushtetit pas zgjedhjeve europiane.

Modifikuar më Premte, 11 Janar 2019 18:17

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pas golit të dytë tifozët Kuq e Zi hodhën sende ndaj portierit

Sport

Pas golit të dytë tifozët Kuq e Zi hodhën sende ndaj portierit

Kombëtarja Shqiptare ka pësuar edhe golin e dytë para pak minutash në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa mesfushori i Milanit, Calhanoglu vrapoi të festojë poshtë tribunës së tifozëve shqiptarë, çka provokoi...

Vrasja e avokatit të Shullazit, gazetari tregon takimin e fundit me të: Jam shokuar

Aktualitet

Vrasja e avokatit të Shullazit, gazetari tregon takimin e fundit me të: Jam shokuar

I ftuar në studion e “Report Tv”, gazetari Elton Qyno, ka rrëfyer takimin e fundit me avokatin Ravik Gurra, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Qyno...

Dhoma e Avokatisë: Autorët e vrasjes së Ravik Gurrës të vihen para drejtësisë

Aktualitet

Dhoma e Avokatisë: Autorët e vrasjes së Ravik Gurrës të vihen para drejtësisë

Dhomave e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar lidhur me vrasjen në Elbasan të avokatit të njohur Ravik Gurra. Përmes një deklarate për mediat, Dhoma e Avokatisë kërkon që ngjarja të trajtohet...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!