Kim Mehmeti thirrje intelektualëve: Boll heshtët për hajdutërinë dhe krimet e Ramës

Premte, 11 Janar 2019 13:27

Shkrimtari i madh shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, i ka bërë thirrje të gjithë intelektualëve shqiptarë që të mos heshtin më por të reagojnë për hajdutërinë dhe krimet e Edi Ramës.

“Nuk është gjithaq me rëndësi zënka mes burrështetasve shqiptarë dhe çka i thotë Kryeministrit i Shqipërisë Presidentit të vendit, siç nuk janë të rëndësishme as talljet e tij thuajse me mbarë shqiptarinë! Nuk kanë rëndësi as thëniet e Presidentit drejtuar Kryeministrit të shtetit amë, thuajse komunikon me një rrugaç të pandreqshëm! E rëndësishme është heshtja e turpshme, poshtëruese dhe trishtuese e alamet akademikëve, krijuesve, profesorëve…, heshtja që e  ndihmoi fuqizimin e hajdutëve dhe kriminelëve politikë, që e morën në duar fatin e shqiptarisë! Pra e rëndësishme është heshtja që shpalos kalbëzimin e vlerave tona, kalbëzim që shkon përtej plehut politik!”, shkruan Mehmeti në Facebook.

Modifikuar më Premte, 11 Janar 2019 18:17

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pas golit të dytë tifozët Kuq e Zi hodhën sende ndaj portierit

Sport

Pas golit të dytë tifozët Kuq e Zi hodhën sende ndaj portierit

Kombëtarja Shqiptare ka pësuar edhe golin e dytë para pak minutash në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa mesfushori i Milanit, Calhanoglu vrapoi të festojë poshtë tribunës së tifozëve shqiptarë, çka provokoi...

Vrasja e avokatit të Shullazit, gazetari tregon takimin e fundit me të: Jam shokuar

Aktualitet

Vrasja e avokatit të Shullazit, gazetari tregon takimin e fundit me të: Jam shokuar

I ftuar në studion e “Report Tv”, gazetari Elton Qyno, ka rrëfyer takimin e fundit me avokatin Ravik Gurra, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Qyno...

Dhoma e Avokatisë: Autorët e vrasjes së Ravik Gurrës të vihen para drejtësisë

Aktualitet

Dhoma e Avokatisë: Autorët e vrasjes së Ravik Gurrës të vihen para drejtësisë

Dhomave e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar lidhur me vrasjen në Elbasan të avokatit të njohur Ravik Gurra. Përmes një deklarate për mediat, Dhoma e Avokatisë kërkon që ngjarja të trajtohet...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!