Lubonja: Çuditem se si ende populli duron Ramën që i quan të gjithë qenë!

Hënë, 11 February 2019 18:32

Fatos Lubonja deklaron se e mbështet protestën e opozitës më 16 shkurt dhe beson se pjesëmarrja do të jetë e lartë për shkak se shumë njerëz janë goditur nga Qeveria e Edi Ramës.

Në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Lubonja tha se ndihet i çuditur sesi shqiptarët po durojnë kaq shumë, ndërkohë që këtë nënshtrim po e shfrytëzon kryeministri Rama.

“Unë kam parë që ka një përpjekje për t’i mobilizuar njerëzit, për të patur një masë të madhe njerëzish në shesh. Mendoj se do të ketë njerëz jo vetëm për shkak të këtij mobilizimi, por edhe sepse ka një shtresë njerëzish që janë goditur. Unë çuditem sesi ku popull duron akoma. Ky popull ikën. Këtu abuzohet me nënshktrimin e madh të këtij populli. Jam me protestën padyshim. A do të jetë e dhunshme apo jo, nuk e di”, tha ai.

Sipas Lubonjës, ka dy mënyra se si mund të organizohet kjo protestë: “ose do të jetë si shumë të tjerat, ose do të jetë e vazhdueshme duke detyruar këtë kryeministër të ikë.”

Më tej, ai shtoi: “Kemi një arrogancë të paparë. Kemi një kryeministër që u thotë të gjithëve qen, opozitës dhe njerëzve. Nëse dhuna nuk vjen më 16 shkurt do të vijë nesër, me këto mend që ka Edi Rama me shokë.”

Modifikuar më Tuesday, 12 February 2019 14:30

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident në Lezhë, "Benzi" përplas kalimtaren nga Puka

Kronikë

Aksident në Lezhë, "Benzi" përplas kalimtaren nga Puka

Një kalimtare ka mbetur e plagosur gjatë një aksidenti rrugor në aksin Lezhë-Milot, në vendin e quajtur Ishull Lezhë. Shtetasja me iniciale Gj.Ll. 58 vjeçe, banuese në Pukë, u përplas nga...

Haradinaj i kthehet Mogherinit: Serbia t’i kërkojë falje Kosovës për krimet

Bota Shqiptare

Haradinaj i kthehet Mogherinit: Serbia t’i kërkojë falje Kosovës për krimet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë foli sërish për çështjen e dialogut me Serbinë dhe taksën. Ai deklaroi se, njohja e shtetit kosovar është kërkim faljeje për veprimet...

Basha takim me ambasadorin britanik

Politikë

Basha takim me ambasadorin britanik

Pasditen e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka realizuar një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman. Ky takim vjen vetëm një ditë pas vendimit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!