Lleshi e ‘mundi’ krimin e organizuar, tani i kanë mbetur vetëm tifozët

Hënë, 11 Mars 2019 12:11

Teksa vendi është në gjendje të rënduar përsa i përket sigurisë dhe rendit publik, ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka një hall shumë të madh: Se si të ndalojë tifozët që bëjnë rrëmuja në stadiume.

Ndërkohë që vrasjet mafioze në rrugët e qyteteve janë bërë një gjë e zakonshme, krimi i organizuar gjithnjë e më shumë fuqizohet, droga është lumë në shkollat dhe rrugët tona Lleshi kërkon që të vendosë rregull në futboll.

Madje nga ajo që tha ai sot në mbledhjen e mbajtur mes FSHF-së dhe qeverisë ai edhe këtë gjë policia nuk e bën dot sepse nuk i ka fuqitë e duhura.

Po mirë more zotëri ministër, për çfarë na duhet Policia e Shtetit neve? Të mbrojë plantacionet e drogës? Të bëhet njësh me krimin? Të arrestojë protestuesit e opozitës? Apo që të hedhë gaz lotsjellës mbi protestuesit?!

Modifikuar më Hënë, 11 Mars 2019 17:13

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

BE i jep Turqisë 1.4 miliardë euro për kampet e pritjes së refugjatëve

Globi

BE i jep Turqisë 1.4 miliardë euro për kampet e pritjes së refugjatëve

Komisioni Evropian miratoi sot një paket të re të masave për ndihmë me vlerë prej 1.41 miliardë euro, duke siguruar mbështetjen e BE-së ndaj refugjatëve dhe komuniteteve mikpritëse në Turqi. Sipas...

Vasili: Figura si Fatmir Frashëri vijnë vetëm njëherë në dhjetra vjet

Aktualitet

Vasili: Figura si Fatmir Frashëri vijnë vetëm njëherë në dhjetra vjet

Largimi nga jeta i ish-mbrojtësit legjendar të Tiranës, Fatmir Frashëri, ka sjellë edhe reagimin e nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili i cili shkruan se ‘figura sportive e mrekullueshme e Fatmir...

Shehi: Dorëheqja e Haradinajt gjest shtetari, do dalë sërish i pafajshëm

Politikë

Shehi: Dorëheqja e Haradinajt gjest shtetari, do dalë sërish i pafajshëm

Kreu LZHK, Dashamir Shehi e ka konsideruar gjest shtetari vendimin e kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj për të dhënë dorëheqjen nga posti. Në studion e lajmeve të RTV Ora, Shehi tha...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!