KLP e Ibrahimit do zgjedhi SPAK-un e Ramës

Tuesday, 19 Mars 2019 18:57

Në kulmin e krizës politike kokëfortësia e kryeministrit dhe levave të tij vazhdon me intensitet për të mbyllur çdo pazar të shëmtuar në kurriz jo vetëm Shqipërisë sot por edhe brezave që do të vijnë. Masakarada rilindase me terminin impresionues, “Reformë në drejëtsi”, po degradon me shpejtësi si kundër edhe vetë shteti i krimit që ata ngritën. Vetë pozicioni i Gent Ibrahimit në krye të KLP-së është në kundërshtim të plotë me të gjitha ndryshimet kushtuese që u votuan dy vjet e gjysmë më parë, me 140 vota në parlament. Diktatoruci Rama dhe regjimi i tij, sigurisht që e kanë shikimin e verbër nga pluhuri i kokainës, për të parë se veprimet në kohë çmendurie janë një boomerang që do t’i kthehen vetë atyre.

Sot KLP-ja e Gent Ibrahimit ka realizuar mbledhjen për kandidaturat e Prokurorit të Përgjithshëm dhe anëtarë të SPAK-ut. Po të shohim mënyrën sesi Ibrahimët e Ramës, këtu apo gjetkë, e kanë katandisur këtë të shkretë reformë, nuk pritet gjë tjetër vetëm përdoprimi i saj si kamxhik dhe tundje prangash vetëm për kundërshtarët. Për një gjë të jemi të qartë që kjo reformë në Shqipëri është thjeshtë iniciativë e një fondacioni privat, e fondacionit SOROS.  Pavarësisht deklaratave të ndryshme, nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare, realiteti i  saj në Shqipëri është grotesk, por edhe të tmerron për pasojat që do ketë në të ardhmen.

Ç’punë ka Ibrahimi në krye të KLD-së, kur forcat politike, në atë kohë, ranë dakrod të gjitha që ata njerëz që do merreshin me aktet e reformës, minimalisht 5 vjet, nuk do kishin punë në organin që do të rridhte nga kjo reformë. Por fondacioni privat që kërkoi t’ia jepte Ramës dhe Ibrahimëve ta tundnin si kërcënim për kundërshtarët, sigursiht i duheshin këta Ibrahimë, ndryshe çështjet në Shqipëri nuk do të shkonin sipas planeve të fondacionit të përgatitur vite më parë reformës.

Në kushtet e krizës politike ku jemi, Ibrahimët, Ramët dhe vetë kreu i fondacionit duhet të kuptojnë se eksperimenti radikal i George Soros në Shqipëri është drejt fundit. Çdo përpjekje si ajo e vettingut e Hitlerit, do të zhbëhet nga një trupë e arsyseshme politikanësh, teknicienësh që nuk janë të përlryer me kokainën e lejuar të rilindjes.

Modifikuar më Tuesday, 19 Mars 2019 18:58

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të dashuruar që fëmijë, del Foto e fëmijërisë së Messit dhe bashkëshortes

Lifestyle

Të dashuruar që fëmijë, del Foto e fëmijërisë së Messit dhe bashkëshortes

Një foto e fëmijërisë së futbollistit Lionel Messi dhe bashkëshortes së tij Antonela Rocuzzo, e cila është realizuar në janar të vitit 1998, është publikuar së fundmi për herë të...

Përdhunoi dhe vrau gazetaren, dënohet 30 vjet burg

Aktualitet

Përdhunoi dhe vrau gazetaren, dënohet 30 vjet burg

Gjykata bullgare ka dënuar me 30 vjet burgim Severin Krasmirov për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares investigative Victoria Marinova. Trupi i Marinovas u gjet më 6 tetor të vitit të kaluar...

28 emigrantë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e majit në Itali

Aktualitet

28 emigrantë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e majit në Itali

Eva Meksi mbërriti në Bari përpara 28 vitesh dhe tani e konsideron qytetin e saj. Aq e vendosur është t’i ofrojë atij të gjithë grintën dhe energjinë e saj, sa që...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!