Ylli Dylgjeri, Dëshmori i parë i Zuckerberg në Shqipëri

Tuesday, 19 Mars 2019 19:51

Nga Andi Bejtja/

Dikush mund të mendojë se po të mos kishte Facebook Ylli Dylgjeri nuk do ishte pushuar nga puna...

Zyrtarisht Dylgjeri është dëshmori i parë i Facebook në Shqipëri. Në shekullin 21 nuk e mendoja kurrë që administrata e një vendi do ishte aq e pakujdesshme sa ta pushonte një nëpunës të saj duke i renditur grimcat satirike në Facebook...

Por dhe të mos kishte Facebook të jeni të sigurtë Dylgjeri me mentalitetin e kësaj qeverie do te pushohej nga puna: se do e gjente një mënyrë për tu tallur, se është bërë për t’u tallur.

Kshu ka bërë Dylgjeri me çdo qeveri që është bërë për t’u tallur: ka bëre kështu në ’91- ‘92: ka bërë kështu në ‘97 edhe pse te ‘Koha Jonë’ merrej me reklamë dhe Jo me shkrime: ka bërë me Nanon në tavolinë edhe pse punonte për të...

Jam i bindur qe Ylli do vazhdojë të jetë i njëjti, nuk mund të ndryshojë 50 e kusur: e marr me mend dhe hapin tjetër, do ankohet te Portali Shqipëria që duam për të vërtetuar edhe njëherë se nuk është thjesht zyrtarisht dëshmori i parë i Facebook, por fatkeqësisht për ne dhe demokracinë tonë, shumë e shumë më shumë se një dëshmor i Zuckerberg.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të dashuruar që fëmijë, del Foto e fëmijërisë së Messit dhe bashkëshortes

Lifestyle

Të dashuruar që fëmijë, del Foto e fëmijërisë së Messit dhe bashkëshortes

Një foto e fëmijërisë së futbollistit Lionel Messi dhe bashkëshortes së tij Antonela Rocuzzo, e cila është realizuar në janar të vitit 1998, është publikuar së fundmi për herë të...

Përdhunoi dhe vrau gazetaren, dënohet 30 vjet burg

Aktualitet

Përdhunoi dhe vrau gazetaren, dënohet 30 vjet burg

Gjykata bullgare ka dënuar me 30 vjet burgim Severin Krasmirov për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares investigative Victoria Marinova. Trupi i Marinovas u gjet më 6 tetor të vitit të kaluar...

28 emigrantë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e majit në Itali

Aktualitet

28 emigrantë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e majit në Itali

Eva Meksi mbërriti në Bari përpara 28 vitesh dhe tani e konsideron qytetin e saj. Aq e vendosur është t’i ofrojë atij të gjithë grintën dhe energjinë e saj, sa që...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!