Lleshaj, nga Koci Xoxe në Rankoviç

Tuesday, 19 Mars 2019 20:30

Ky është bërë fytyra më e urryer e regjimit të Ramës. Tirana dhe Shqipëria e mbytur në vrasje dhe Lleshaj merret vetëm me protestues dhe popullin. Nuk po kalon 24 orë pa një të viktimë të vrarë në atentat. Por problemi i Lleshajt janë vetëm protestuesit që kërkojnë të drejtat.
Që nga gazi te protestat e ‘Astirit”, rrethuar me badigardë në Durrës është njeriu më i përdorur i rilindjes. Po i shërben ngrehinës së rilindjes kur ajo ka rënë dhe po del tym. Kur skandalet kanë prekur rmajat dhe zemërimi popullor kulmin.
Dhuna dhe gazi, terrori ndaj popullit të vet kur banditët dhe trafikantët janë sheshit me stilin e koci Xoxes tani ka kaluar një shkallë më lart. Tek shfarosja e shqiptarëve, Rankoviç. Ngjarja e sotme në “Astir” është fytyra e vërtetë e këtij njeriu që Rama e përdor si leckë për pluhurin e kokainës.
Të gjithë të arrestuarit e Lleshaj janë të arrestuar për agjitacionit dhe propagandës, ti Lleshaj je i vetmi që po e mban në këmbë nenin 55 të diktaturës.
Prej disa orësh forca të shumta po mbajnë të rrethuar zonën e “Astirit” ku edhe prej 136 ditësh banorët po protestojnë kundër vendimit që i shkatërron banesat dhe i nxjerr në rrugë. Ky akt aspak i pazakontë, duke patur parasysh që edhe protestat kanë qenë të qeta, po tremb burra gra e fëmijë të cilët ndryshe nga ditët e tjera nuk po largohen nga vendi i protestës edhe pse e deklaruan të mbyllur.
Ministri Sandër Lleshaj ka urdhëruar prej disa ditësh që ti mbajë nën presion këta banorë, ku synon zmbrapsjen e tyre dhe tërheqjen nga bashkimi me protestat e opozitës para Parlamentit.

Modifikuar më E mërkurë, 20 Mars 2019 09:31

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Golem, një i vdekur

Aktualitet

Aksident i rëndë në Golem, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot ë në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Plepa-Kavajë. Raportohet se një automjet ka përplasur një kalimtare, e cila ka ndërruar...

Parashikimi i motit për sot, 16 korrik 2019

Moti

Parashikimi i motit për sot, 16 korrik 2019

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri në reshje të dendura shiu në të gjithë vendin. Era do të  jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi  8 m/sek në...

Si e zhvatën djalin e biznesmenit tri vajzat mashtruese. I morën 180 mijë dollarë

Aktualitet

Si e zhvatën djalin e biznesmenit tri vajzat mashtruese. I morën 180 mijë dollarë

Një ish-studente në Gjirokastër edhe dy shoqet e saj, të dyshuara se hodhën në kurth djalin e një biznesmeni duke e zhvatur, pretendon se në fakt dhuratat e tij ishin...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!