Çfarë turpi, kush qeveris vendin tonë!?

Diel, 24 Mars 2019 12:03

Nga Izmira Ulqinaku

Maskarada e pashembullt e bërë sot në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, në të famshmin Kongres të PS-së, na tregoi se në ç’pikë të hallit kemi rënë si shoqëri. Një turmë e madhe mjerane, gjithë administrata e vendit, sjellë rrokopujë, me të afërm e soj e sorollop, ishte shpërngulur në shesh për të qenë spektatorët e një kryeministri, sot pothuaj të lajthitur, dhe e bandës së tij. Dhe në këtë shfaqje të neveritshme, të rënies së çdo dinjiteti të zyrtarit të shtetit, ku secili ruhej dhe vëzhgohej nëse kanë sjellë edhe dhjetë vetë të tjerë me vete, sipas porosisë së debatikasit Elio, nuk mungonte edhe prononcimi mediatik‭ ‬i‭ ‬zj.Mesi.‭ ‬Ish zv.kryeministrja‭ ‬na‭ ‬tha‭ ‬se‭ ‬kishte‭ ‬ëndërr‭ ‬ta‭ ‬shihte‭ ‬Shkodrën‭ ‬të ndryshuar, gati sa nuk u përlot kur tha se e donte Shkodrën të bëhej si Fieri, apo si Vlora (që për dy vitet e fundit, Qeveria, jo Bashkia, ka investuar 122 milionë euro). Nuk harroi të theksonte se dëshira e saj, që na përkonte dhe me atë të Kryemnistrit ishte Shkodra socialiste.
Po kush të pengoi moj zonjë, ty dhe Kryeministrin tënd, të investonit në Shkodër këto 7 vite që jeni në qeveri? Po mirë se nuk e dashke Bashkinë, po në sektorët dhe drejtoritë që varen drejtpërdrejt nga Qeveria qendrore pse nuk investoni. Ajo çfarë keni bërë për këtë qytet, ju dhe qeveritë e tjera socialiste para jush ka qenë pothuaj zero. Kjo është arsyeja që qytetarët e lirë të Shkodrës nuk jua kanë dhënë dhe nuk do t’jua japin asnjëherë votën. Si shkodrane që je, të paktën sot, në atë maskaradë, ta kishe kursyer veten.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të dashuruar që fëmijë, del Foto e fëmijërisë së Messit dhe bashkëshortes

Lifestyle

Të dashuruar që fëmijë, del Foto e fëmijërisë së Messit dhe bashkëshortes

Një foto e fëmijërisë së futbollistit Lionel Messi dhe bashkëshortes së tij Antonela Rocuzzo, e cila është realizuar në janar të vitit 1998, është publikuar së fundmi për herë të...

Përdhunoi dhe vrau gazetaren, dënohet 30 vjet burg

Aktualitet

Përdhunoi dhe vrau gazetaren, dënohet 30 vjet burg

Gjykata bullgare ka dënuar me 30 vjet burgim Severin Krasmirov për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares investigative Victoria Marinova. Trupi i Marinovas u gjet më 6 tetor të vitit të kaluar...

28 emigrantë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e majit në Itali

Aktualitet

28 emigrantë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e majit në Itali

Eva Meksi mbërriti në Bari përpara 28 vitesh dhe tani e konsideron qytetin e saj. Aq e vendosur është t’i ofrojë atij të gjithë grintën dhe energjinë e saj, sa që...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!