Raporti për lirinë e medias, Meta: Kambanë alarmi, t’i jepet fund presionit

E Enjte, 18 Prill 2019 16:17

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të organizatës “Reporterët pa kufij” për lirinë e medias, ku Shqipëria kishte rënë me 7 vende nga viti i kaluar.

Kreu i Shtetit e cilëson një kambanë alarmi që duhet t’i zgjojë të gjithë dhe dënon dhunën ndaj gazetarëve. Ai kërkon që përgjegjësit të vihen para drejtësisë e t’i jepet fund çdo shantazhi apo presioni ndaj mediave.

DEKLARATA E PLOTË

Me shqetësim të thellë përcolla sot konkluzionet e organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”, për regresin e Shqipërisë në raport me lirinë e medias.
Zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias dhe paralajmërimi serioz i këtij raporti se “rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian është e gjatë”, është një kambanë e fortë alarmi që duhet të na zgjojë të gjithëve.

Angazhimi i institucioneve dhe i shoqërisë në përkrahje të lirisë së të shprehurit është tregues për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe përgjegjësinë publike në vend.
Nuk duhet të harrojmë se liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësueshme e jetike për një shoqërie moderne demokratike.

Neni 49 i Traktatit të Lisbonës e përcakton qartë garantimin e lirisë së shprehjes dhe një vend i cili synon t’i bashkohet BE-së duhet të respektojë garantimin e saj.
Liria e medias është jetike për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike.

Në mënyrë të përsëritur kam dënuar me ashpërsi të gjitha sulmet dhe çdo akt dhune ndaj gazetarëve, që fatkeqësisht janë shpeshtuar kohët e fundit.

Sërish apeloj me forcë që autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë dhe t’i jepet fund shantazhit, intimidimit apo çdo lloj tjetër presioni ndaj tyre.
Shpreh solidaritet të plotë me gazetarët e cenuar në misionin e tyre në shërbim të lirisë, të qytetarëve dhe në interes të konsolidimit të të gjithë sistemit tonë demokratik.🇦🇱

Modifikuar më E Enjte, 18 Prill 2019 19:22

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Globi

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në mesditë në qendër të qytetit të Lionit në Francë. Sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur në një rrugë për këmbësorët pranë sheshit “Bellecour”...

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

Aktualitet

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

ELBASAN Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në Elbasan. Një furgon ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kthesës së Murrashit. Deri...

Alarm për bombë në Prishtinë

Bota Shqiptare

Alarm për bombë në Prishtinë

Policia e Kosovës është vënë në alarm mëngjesin e së premtes, pas një alarmi për një mjet shpërthyes të vendosur në Prishtinë. Përmes një komunikate për shtyp, Policia e Kosovës njofton...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!