Analiza/ “E dashura, Leyla Moses-Ones bën mirë ti degjosh edhe “banditet”!!”

Hënë, 22 Prill 2019 17:24

AGRON GJEKMARKAJ/

E pameshirshme në dukje permes deklaratave ka qenë amabasada e SHBA-ve, qysh nga djegia e mandateve ndaj qendrimeve dhe gjuhes së Lidershipit opozitar.

E në këso rastesh fillon një festival i madh hipokrizie e propogande e denjë për artikulimin tonë kulturor e politik të ditës. Togefjalëshat e tipit “ja Amerika foli”, “Amerika e vulosi”,” Amerika di një gjë” , “Opozita diku e ka shklelur”, “Ramen e do Amerika” , “ti je me Ameriken apo kunder saj?” i ndesh në shtyp, në ekran dhe në tavolinë?!

Në fakt, qoftë gjuha që perdori i derguari Palmer, qoftë ajo e diplomateve si Leyla Moses-Ones, me parimet e demokracisë amerikane është tejet korrekte. Precedenti i djegies së mandateve dhe sidomos bojkotimi i zgjedhjeve lokale, janë shumë të rënda dhe bien si grusht në stomak për këdo. Logjikisht kështu do të duhej të ishte në çdo vend me demokraci normale.

Kur u miratua reforma në drejtësi u fol në media per biseda e mesazhe që Ambasada u dergoi deputetve të caktuar në menyrë që të siguronte voten e tyre pro duke i futur mes kulaçit dhe kërbaçit. Përceptimi qe, se po konsumohej një gjest amoral për një qellim të mirë. Në fakt do të kishte qënë sherbim i madh për pastrimin e politikes nëse Ambasada i publikonte dosjet e tyre sesa na la mbi kurriz deputet e politikan të shantazhueshem. Madje edhe kesaj here nëse do të kishte diçka për Opoziten shqiptare që nuk e dimë do të ishte sherbim i madh ndaj kesaj shoqerie dhe ketij kombi të na e thonë publikisht !Kesisoj qartesohemi edhe ne që mendojmë se opozita po bën gjënë e duhur. Megjithese veshtirë të besohet se në këtë vend ka forca politike apo politikanë të rangut të lartë që luftojnë kunder interesave amerikane.

Kur edhe Gramoz Ruçi sot e Fatmir Xhafaj dje janë bërë proamerikan të thekur kush dreqin ka mbetur tjeter në këtë vend pa ndryshuar bindje!! Madje Kryeministri e quante Trampin turpi i cilivizimit e sot te merr gjak në vetull për të, madje po i thahet gjuha teksa rend me lobues për ta takuar. Shqiperia ka një histori tragjike dhe paradoksale. Shumë kush është vrarë e persekutuar në këtë vend si “agjent” i amerikanëve pikerisht nga etërit jo metaforik por biologjik të këtyre tipave që drejtojnë mazhorancen e sotme, ndersa shumë prej pasardhësve të të vrarve akuzohen nga Gramozi me shokë si antiamerikan. Nejse, djemtë dhe cucat e rilindjes modern tek nuk ve teksa kruajnë mjekrrat spic dhe nishanet nën gushë mund të të akuzojnë për rënie në folklorizem!!

Por ne që jetojmë këtu e dimë që ka mosperputhje të deklaratave me realitetin. Të rriturit po e po e dinë që bota e krimit , paratë e trafikut, abuzimi me pushtetin dhe administraten ndikojnë fort në rezultatin e zgjedhjeve por edhe femijet që politika si lë të rriten të qetë.

Tanimë ky fakt rri sa gjerë gjatë në dosjet e prokurorisë! Pushteti në gjashtë vite e ka deshmuar qartë natyren e vet sunduese e tejet korruptive dhe jo qeverisese duke mos humbur asnjë rast për ta deligjitimuar opoziten, e perdhunuar atë ! Vitet e fundit duke asgjesuar Gjykaten kushtetuese, atë të lartë dhe kapur sistemimin e drejtësisë në menyrë kapilare i ka hequr asaj edhe mundesinë formale për tu ankuar ! Nderkombetaret nuk kanë bërë asgjë ose shumë pak për të nxjerrë opoziten nga gjendja e fasades ! U bë ligji i Dekrimanilizimit po kush i pengoi punetoret e kanbisit tu hynin zgjedhjeve qysh e tek jua lypte xhani? Ambasadat? Jo jo , askush!!

Ligji kesaj anë ka vlerë vetëm në letër për sunduesit.

Ata nuk kanë qënë në gjendje të japin asnjë garanci. Sistemi i gjymtuar jo e jo dhe të gjitha keto e shtynë opoziten të dalë prej tij ! Sistemi I kontrolluar nga një njeri, ai që do duhej të ishte struktura e demokracisë , po e vriste thelbin e saj duke asgjesuar garancitë dhe institucionet e ankimimit. Demokracia në Shqiperi ka nevojë të rithemelohet dhe jo ti kerkohet opozites të rikthehet në “ shtratin” e Edi Rames për ta perdhunuar përsëri.

Nga ana tjetër diplomatet i perserisin pa reshtur opozites të tejkalojë vetveten, të harrojë pse i dogji mandatet dhe të hyjë në zgjedhje lokale megjithëse e dinë që Kryeministri po i pret me “kobure” në dorë për ti “vrarë” perseri!

Pas këtij dimri të veshtirë ai e ka më të domposdoshme se kurrë një “fitore” të madhe !! Mendoni me çfarë kose ne dorë do tu ngjitej lendinave të ketij vëndi gjatë muajit qershor.

Ani i thonë, Bashes, shko e “vdis” aty po garanci nuk japin as edhe një. Nga ana tjetër ata nepermjet presionit verbal po ndihmojnë Edi Ramen të gjejë paterica dhe të sajojë opozitë të re. “Opozita e re” sot nuk është asgjë tjetër vetëm një departament i Rilindjes. Parlamenti aktual është tragjikomedi. Tek kjo perçapje shfaqet i mnershem dhe i tmerrshem vizioni që ka Kryeministri ynë dhe keshilluesit e tij për pluralizmin. Ndersa tek ata që kercenojnë se do të trajtojnë partitë e opozites si banda konturohet mundesia hipotetike për tu ndeshur me të gjithë ata që nuk e pranojnë këtë vizion domethënë me qytetaret! Egersia me të cilen arrestohen se janë mbeshtetes të opozites është fillimi i kësaj të vertete që rrezikon të dalë jashtë kontrollit drejt një perplasjeje civile.

Me djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale si rruga e vetme që I ka mbetur Opozites , Basha i ka hequr çdo kujt mundësinë e levizjes antisistem duke e pervetësuar atë po kaq i ka pamundesuar jeten politike cdo subjekti me karakter kinse opozitar. Me të mirat dhe të keqiat e veta tani Opozita reale gravon perreth aksit PD-LSI me aleatë ! Ajo duhet të vazhdojë transformin e brendshem të cilin e ka jetik pa rënë në kurthet e shumta që po i ngrihen ngamos. Dialektika politike e tre dekadave na meson se pesha e pushtetit abuziv zë nën vete arkitektet e saj.

Kur garancitë nuk na i japin dot të huajt tanimë të lodhur me ne per 30 vjet, është koha që ato ti prodhojë vetë shoqëria pikerisht ata “ banditet” që duan ti japin fund kesaj fasade korruptive.

Ndaj një lutje e kemi për zonjen Leyla Moses –Ones mos na kerkoni të pranojmë , ato gjera që në Amerike do të irritonin këdo , ato gjëra që do e çonin qytetarin tek interpretimi i asaj kushtetute madheshtore e cila në emër të lumturisë u lejon atyre të ngrihen kunder qeverisë teksa asnjëri prej nesh ketu nuk po kerkon lumturi, vetem pak normalitet e vertetesi, mundesi pë të hedhur një votë që numerohet në kushte lirie. Ndaj pasi degjon arsyet e qeverisë mirë është të takosh edhe “banditet” që tanimë qartazi janë më shumë se gjysma. “Banditë” të llojit të veçantë që kerkojnë demokraci me garanci ligjore ! Një sistem të ri politik.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nuk i fliste për klipin me drogë dhe alkool, Bebe Rexha pajtohet me babain

Bota Shqiptare

Nuk i fliste për klipin me drogë dhe alkool, Bebe Rexha pajtohet me babain

3 muaj më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha publikoi këngën e titulluar ‘Last Hurrah’. Por klipin e këngës më drogë, cigare dhe alkool, ku Bebe shfaqej në skena...

Zgjidh një çelës dhe testo personalitetin tënd

Aktualitet

Zgjidh një çelës dhe testo personalitetin tënd

Zgjedhja mund t'ju surprizojë pasi do zbuloni diçka interesante për personalitetin tuaj. 1 - Ju keni zgjedhur çelësin më të thjeshtë. Pavarësisht formës së zakonshme, ka një dizajn shumë unik. Kjo...

Nuk e ka prezantuar kurrë të atin: Xhensila Myrtezaj publikon foton e parë me të!

Show-biz

Nuk e ka prezantuar kurrë të atin: Xhensila Myrtezaj publikon foton e parë me të!

Xhensila Myrtezaj është ndjerë nostalgjike sot dhe ka publikuar një foto familjare! Këngëtarja shqiptare nuk e ka prezantuar kurrë të atin në publik, por sot ka thyer rregullin e saj dhe...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!